Modelja Xhuliana Nura ka thënë se është tifoze edhe e Kombëtares së Kosovës, por jo aq sa ajo e Shqipërisë.
Ajo tha se qysh e vogël kur ka qenë në djep, nëna e saj e ka mbuluar me flamurin kuqezi, kshtu që siç tha ajo nuk mund ta do më shumë flamurin e Kosovës.
“Unë jam rrit në djep, ku mu ma ka mlu ftyrën me flamurin Kuq e Zi nana, S’kam qysh me dashtë sa e du flamurin Kuq e Zi. Sado që e du, ai është flamur politik, ndërsa ky është i kombëtares dhe i kombësisë sonë”, tha modelja në T7.
Sa i përket përcjelljes së ndeshjeve të të dyja kombëtareve, ajo tha se tek ndeshjet e Kosovës shkon më rrallë se tek ato të Shqipërisë.