Lamine Yamal është bërë lojtari më i ri që luan në ndonjë finale të Kampionatit Botëror apo Evropian.
Ai si 17 vjeç e një ditë ka startuar në finalen e sontme midis Spanjës dhe Anglisë.
Rekordi ka qenë i legjendës braziliane, Pele, i cili në Botërorin e 1954-tës kishte luajtur si 17 vjeç e 249 ditë, duke udhëhequr ata drejt triumfit.