Ylli i hitit ‘Prej veriut sot u ula’, Edona Llalloshi, është një nga gratë më të votuara në Lëvizjen Vetëvendosje, sipas statistikave të deritashme të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së.
Llaloshi ka lënë prapa me vota, figura të fuqishme dhe shumë aktive ndër vite të kësaj partie, si Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Nezir Kraki, Ardiana Matoshi, madje edhe ministra të Qeverisë Kurti si Artane Rizvanolli.
Llalloshi deri tani ka 26,353 vota.













