Në lidhje me këtë takim dhe a pritet ndonjë rezultat ka folur për“Gazeta Blic” drejtori i Institutit për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’, Visar Ymeri.
Ai tha se nuk ka nguti as nga Kosova dhe as nga Serbia në lidhje me këtë çështje.
Ai tutje potencoi se nëse sot ka rezultate pozitive i bie që kërkesat e Kurtit të parashtruara javën e kaluar janë të pavlefshme.
Ymeri tha se vetë takimi në fjalë paqet një lloj hipokrizie të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Nëse sot ka rezultate pozitive atëherë i bie që kërkesat e Kryeministrit të shtruara javën e kaluar, e pa të plotësimin e të cilave Kurti tha se nuk ka zbatim të marrëveshjes, janë të pavlefshme dhe fjalë që i merr era. Në këtë drejtim vet takimi i Bislimit më Petkoviq paraqet një lloj hipokrizie të Qeverisë së Republikës së Kosovës marrë parasysh që KM Kurti refuzoi ta takoj Vuçiqin javën e kaluar pikërisht duke u thirrur në këto kërkesa që pala serbe duhet t’i plotësojë. Tash 6 ditë pas Bislimi po e takon Petkoviqin pa pas asnjë lëvizje drejt plotësimit të kërkesave” deklaroi ai në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.
Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se prioritet në takim do të jetë “nisja urgjente e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve“.