Në prag të fushatave zgjedhore dhe gjatë tyre, kandidatët e partive politike për deputet zakonisht tentojnë të qendrojnë në qendër të vëmendjes me reagime, në të shumtën e rasteve pa dhënë alternativē konkrete të realizimit të tyre.
Një veprim të tillë e ka bërë edhe kandidati për deputet nga NISMA, Zafir Berisha, duke reaguar pas krizës energjetike në vend, ku ka thënë se si parti janë gatshëm ta “nxjerrin Kosovën nga terri energjetik”.
“E ngritëm Kosovën nga hiri i luftës, e nxorrëm nga balta duke i ofruar infrastrukturë rrugore, shkolla e ambulanca në çdo cepë të vendit”, ka shkruar Berisha
Postimi i plotë:
E ngritëm Kosovën nga hiri i luftës, e nxorrëm nga balta duke i ofruar infrastrukturë rrugore, shkolla e ambulanca në çdo cepë të vendit.
Jemi të gatshëm dhe të vendosur që Kosovën ta nxerrëm edhe nga terri energjetik që e kanë futur hajdutët dhe kusarët e regjimit.
Së bashku ja dalim!