Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Zakonisht neve turistëve anglezë s’na duan, por Kosova na bëri të ndiheshim si në shtëpi’: Gazetari britanik flet për vizitën e tij në Prishtinë

24/05/2022 - 20:47
në Sport
A A
‘Zakonisht neve turistëve anglezë s’na duan, por Kosova na bëri të ndiheshim si në shtëpi’: Gazetari britanik flet për vizitën e tij në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë mesit të nëntorit të vitit 2019, mijëra anglezë zbarkuan në rrugët e Prishtinës për të mbështetur Kombëtaren e Anglisë që do të luante kundër Kosovës në “Fadil Vokrri” në kuadër të eliminatorëve të Kampionatit Europian. Por, ajo që nuk prisnin ata ishte mikpritja e paprecedentë që do të pranonin nga kosovarët. Njëri ndër ta ishte edhe gazetari i mirënjohur Simon Peach.

Simon Peach, i cili mbulon klubin gjigant të Manchester United dhe Kombëtaren e Anglisë, e kishte shijuar në maksimum vizitën e tij në Kosovë dhe kishte mbetur i shtangur nga mikpritja e vendasve. Për këtë përvojë, zoti Peach ka folur ekskluzivisht për Gazetën Metro.

Kur u pyet se çka i kishte bërë përshtypje më së shumti për Kosovën, ai tha: “Ngrohtësia e njerëzve. Të kesh një pasaportë britanike më jep privilegjin të udhëtoj shumë më lehtë se shumë njerëz, por shumë njerëz – shpesh kuptohet – i shohin vizitorët anglezë si një dhimbje.”

“Por në Kosovë na bënë të ndiheshim si në shtëpinë tonë që nga ulja në aeroport. Kjo ndjesi vazhdoi gjatë gjithë kohës sonë atje dhe mbetet shumë e pazakontë në të gjitha udhëtimet e mia”, vazhdoi më tej Simon Peach.

Ai për Gazetën Metron foli edhe për mënyrën se si i kaloi ditët e tij në Prishtinë, duke pëmendur edhe disa nga vendet më interesante të qytetit që kishte vizituar.

“Më pëlqen të shoh vende në këmbë, kështu që ecja sa më shumë që munda. Kisha dëgjuar për statujën e Bill Clintonit kështu që shkova atje, pastaj shëtisja nëpër galeri, kisha, xhami dhe aq sa munda në Prishtinë. Më pëlqeu edhe jeta juaj e natës”, tha shefi i futbollit në agjencinë kombëtare të lajmeve për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, PA Media.

Ndërsa, kur u pyet se si ishin njerëzit e Prishtinës, Peach u shpreh kështu: “Shumë të ngrohtë dhe miqësorë – nga restorantet e picave te baret, nga punëtorët e stadiumit te shoferët e taksive. Ishin disa ditë vërtet të këndshme në një vend që shpresoj ta vizitoj përsëri.”

Ato ditë e gjithë Prishtina ishte veshur me flamujt anglezë të Shën Gjergjit dhe me banerët e shumtë ku shkruhej “Mirësevini dhe respekt”, duke iu referuar futbollistëve dhe tifozëve të Anglisë.

Ndeshja e shumëpritur më 17 nëntor megjithatë nuk ishte e lehtë për Kosovën e Bernard Challandes. Ndonëse në Saint Mary’s Kosova shënoi 3 gola dhe ia bëri paksa më të vështirë fitoren Anglisë, në Prishtinë ishte një tregim krejt tjetër.

Djemtë e Gareth Southgate fituan me rezultat të thellë 4-0, por ajo natë do të jetë e paharrueshme për mijëra tifozë kosovarë që kishin fatin të shihnin nga afër yjet e futbollit si Harry Kane, Raheem Sterling e Marcus Rashford.

E paharrueshme padyshim do të mbetet edhe vizita pakditore e mijëra tifozëve anglezë, përfshirë zotin Peach, që kishin shijuar plotësisht kohën e tyre të shkurtë në Prishtinë, duke i dhënë kështu qytetit një gjallëri të paparë./gazetametro.net

JU REKOMANDOJMË

I jashtëzakonshëm, i mrekullueshëm – Vedat Muriqi shënon golin e 13-të në La Liga
Sport

I jashtëzakonshëm, i mrekullueshëm – Vedat Muriqi shënon golin e 13-të në La Liga

17/01/2026 - 17:12
Trajneri Carrick e nis fuqishëm, United fiton derbin ndaj Cityt
Sport

Trajneri Carrick e nis fuqishëm, United fiton derbin ndaj Cityt

17/01/2026 - 15:40
Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi
Sport

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

17/01/2026 - 13:37
“Ai është një lider”, ylli i Sunderlandit e ngrit në qiell Granit Xhakën
Sport

“Ai është një lider”, ylli i Sunderlandit e ngrit në qiell Granit Xhakën

16/01/2026 - 19:39
Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve
Sport

Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve

16/01/2026 - 14:54
Largimi i Xabi Alonsos hap rrugë për rinisjen e negociatave me Viniciusin
Sport

Largimi i Xabi Alonsos hap rrugë për rinisjen e negociatave me Viniciusin

16/01/2026 - 13:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    415 Shpërndaje
    Shpërndaje 166 Tweet 104
  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Pas ngjarjeve me Limin, menxhmenti i Dolces merr një vendim të papritur

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë