Einxhel është në pritje të fëmijës së parë bashkë me Dj nga Kosova, Dj Dagz.
Sot ajo ka organizuar “Baby Shower” për të zbuluar gjininë e bebës së tyre.
Moderatorja ka organizuar një festë përrallore.
Ata kanë zbuluar gjininë, dhe moderatorja dhe Dj nga Kosova si duket do të bëhen prindër të një djali.
Arushi me balonat e kaltër e dëshmon një gjë të tillë.
Fotoja është publikuar nga fansat e çiftit, pasi çifti dhe të pranishmit janë shfaqur të rezervuar sa i përket publikimit të fotove.