Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e sotme të Kombëtares së Kosovës dhe të asaj të Rumanisë.
“Dardanët” do ta zhvillojnë sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme.
Vedat Muriqi me shokë do të zhvillojnë ushtrime të lehta në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 17:00.
E paraprakisht, nga ora 16:30 selektori Alain Giresse do të mbajë konferencë për shtyp.
Tutje, nga ora 17:30 do të mbahet konferenca për shtyp e rumunëve, të cilët më pas do të stërvitin nga ora 18:30, po ashtu në stadiumin e kryeqytetit.
Kosova dhe Rumania do të përballen mes vete nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin I të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Në dy ndeshjet e marsit, Kosova i regjistroi dy barazime, me Izraelin dhe me Andorrën, kurse Rumania i fitoi dy takimet, me Andorrën dhe me Bjellorusinë. /Gazeta Express/














