Zemërimi për lidhjen jashtëmartesore që u zbulua në një koncert të Coldplay nuk po shuhet dhe vëmendja është përqendruar edhe te gruaja që ishte pranë çiftit që u kap duke tradhtuar. Është Alyssa Stoddard, e cila gjithashtu punon me ta dhe është ngritur në detyrë së fundmi.
Videoja, tashmë famëkeqe, fillon me vokalistin e Coldplay, Chris Martin, i cili i drejtohet turmës përpara se kamera e puthjes të shfaqet nëpër stadium. Papritmas, ekrani përqendrohet te treshja: Andy Byron duke përqafuar Kristin Cabot, me Alyssa Stoddard që qëndron pranë tyre.
Buzëqeshja e saj e shqetësuar mund të shihej përkrah përpjekjes së saj për të fshehur dyshen që ishte kapur duke tradhtuar.
Megjithatë, Alyssa Stoddard nuk është vetëm një vëzhguese. Ajo është një figurë kyçe në ekipin e burimeve njerëzore të Astronomer. Që nga janari i vitit 2025, ajo ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës së lartë për burimet njerëzore në kompani.
Megjithatë, trajektorja e saj po përparon me shpejtësi. Vetëm javën e kaluar, Stoddard thuhet se u ngrit në detyrë si zëvendëspresidente e burimeve njerëzore, një rol që e vendos atë direkt poshtë Kristin Cabot, personit pranë të cilit ajo qëndronte në mënyrë të sikletshme në video.
Në komentet në rrjetet sociale, ata nuk patën mëshirë as për të, duke pasur parasysh se ajo padyshim dinte për aferën e shefit të saj.
“Kjo grua, Alyssa Stoddard, punon për Kristin në departamentin e burimeve njerëzore dhe së fundmi është ngritur në detyrë si zëvendëspresidente e burimeve njerëzore nga Kristin. Duket se e vetmja që nuk e dinte për këtë aferë ishte gruaja e Andit, e cila sapo e hoqi mbiemrin e saj nga rrjetet sociale”, shkruan ata në komente.