Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulon Prokuroria: Naser Hafizi ka shtetësi të Serbisë, disa herë hynte e dilte nga Kosova brenda dite – e kalonte kufirin edhe në këmbë

15/10/2024 - 20:08
në Kryesore, Lajme
A A
Zbulon Prokuroria: Naser Hafizi ka shtetësi të Serbisë, disa herë hynte e dilte nga Kosova brenda dite – e kalonte kufirin edhe në këmbë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Naser Hafizi, dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Udhëheqësi i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, në Ministrinë e Infrastrukturës, është zbuluar se ka shtetësi të Serbisë.

Në kërkesën e Prokurorisë Speciale të cilën e posedon Albanian Post drejtuar Gjykatës Themelore ku kërkohet paraburgim për Hafizin, i cili është prangosur nga policia si i dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave”, potencohet se zyrtari i lartë i MMPHI-së disa here ka hyrë e ka dalë nga Kosova brenda një dite nga pikë kalimi kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në disa raste ka kaluar edhe në këmbë kufirin në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku dyshohet se ka në pronësi shtëpi, ekziston rreziku që po të lihet i lirë, do të arratiset nga Kosova në ndonjë vend tjetër, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, e cila do ta vështirësonte zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.


Dosja e Prokurorisë
Dy zyrtarët e lartë të MMPHI-së u prangosën pas raportimeve gjashtë mujore të Albanian Post rreth keqpërdorimeve dhe vjedhjeve multimilonëshe me borxhin e ambalazhuesve te ujit nga ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Liburn Aliu së bashku me Naser Hafizin zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, pas hulumtimit të Albanian Post, u kuptua se kishin shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Marrë shkasë këtë raportim, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – pas një hetimi disa mujor – organizuan një aksion e cila rezultoi me arrestimin e sekretarit të kësaj ministrie, Izedin Bytyqit, e shpalljes në kërkim të Naser Hafizit.

Izedin Bytyqi sipas Prokurorisë Speciale dyshohej se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kurse i dyshuari tjetër, Naser Hafizi, dyshohej se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: Një revole e tipit MAUSER-WERKR me dy karikator me nga shtatë fishekë, dhe një kuti me pesëdhjetë e katër fishekë 9 mm. 34 fletë dokumente të ndryshme. Tre telefona, një IPhone 15 ProMax, një IPhone 12 ProMax, një IPhone 11 ProMax Shtatëmbëdhjetë (17) USB. Tre (3) llaptop HP. Katër (4) shtëpiza kompjuteri si dhe Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore”, thuhet në njoftim e Prokurorisë.

JU REKOMANDOJMË

Osmani thotë se Serbia dëshiron destabilizimin e Kosovës: S’ka asnjë juridiksion mbi Kosovën
Kryesore

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë

13/07/2025 - 17:45
Shefi i NATO-s në SHBA për takim me Trumpin
Kryesore

Shefi i NATO-s në SHBA për takim me Trumpin

13/07/2025 - 17:32
Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
Kryesore

Zbulohet një armë zjarri gjatë trajtimit të një aksidenti në Burrnik të Ferizajt

13/07/2025 - 17:14
IHMK bën thirrje për kujdes në temperatura të larta
Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

13/07/2025 - 16:59
Sërish tërmet në Malin e Zi
Kryesore

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Vlorë

13/07/2025 - 16:41
Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump
Kryesore

Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump

13/07/2025 - 16:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    263 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë