Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se qytetarët duhet të mendojnë forma alternative të ngrohjes gjatë stinës së dimrit.
Ai tha se nëse shpresojmë që të ngrohemi të gjithë me energji elektrike, rrezikojmë me u mërdhi.
Buzhala tregoi se ai vet i ka blerë 10 metra dru.
“Secili që dëshiron të ketë siguri në ngrohje kur temperaturat shkojnë -10 gradë atëherë duhet të blejë dru ose të gjejë forma alternative. Unë i kam blerë drutë në shtëpinë në fshat, këtu nuk kam ble ende sepse jemi në negociata që ta vendosim Termokosin, është dashtë të jetë moti por s’ka qenë. Jam duke e konsideru si alternativë që nëse nuk përfundon termokosi do t’i kthehem drunjëve. Në fshat i kam 10 metra dru”, tha ai në T7.