“Zhvlerësimi i diasporës, organizimi i zgjedhjeve më 28 dhjetor me qëllim që ta sjellin diasporën në Kosovë për ta marrë votën, është një ana që e kanë menduar politikanët, por asnjëherë nuk i kanë menduar pasojat. Është dhjetor, është ftohtë, ka vonesa në kufi ku detyrohen të presin me fëmijë të vegjël – gjithë ai rrezik për jetën e tyre është bërë qëllimisht që ata të vijnë dhe t’ua marrin votat,” tha Zefaj.
Ai shtoi se shumë familje që vijnë nga diaspora përballen me kushte të vështira: “Kur po vijnë këtu, i gjejnë shtëpitë pa rrymë, pa ngrohje. Mërgata, në një mënyrë, po sakrifikon vetën për dashninë e madhe që ka për Albin Kurtin, derisa ta kuptojë realitetin.











