Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zeka: Albin Kurti mund të arrestohet pas publikimit të zgjedhjeve përfundimtare

21/02/2025 - 16:42
në Kryesore, Lajme
A A
LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi i Apelit për Milaim Zekën për incizimin fshehurazi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Milaim Zeka ka thënë se ka burime të sigurta që Albin Kurti mund të arrestohet posa të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Ai për TCh, ka thënë se arrestimi i tij do të bëhet për shkak të mospërgjigjie ndaj ftesës së Prokurorisë Speciale.

Së fundmi, Prokuroria e Posaçme e Kosovës i ka bërë kërkesë gjykatës në Prishtinë që të urdhërojë kryeministrin e vendit Albin Kurti të paraqitet në prokurori për të dëshmuar në një rast që lidhet me ‘rezervat shtetërore’, pas refuzimit të dy thirrjeve nga ana e tij.
Sipas Kodit të procedurës penale të Kosovës, dëshmitari i cili është thirrur me rregull, nuk paraqitet dhe nuk e arsyeton mosparaqitjen, gjyqtari me kërkesë të prokurorit të shtetit mund ta detyrojë dëshmitarin që të paraqitet. Sipas këtij Kodi, mosparaqitja e dëshmitarit mund të dënohet me gjobë deri 250 euro.

“Nëse dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë pasi që është dënuar me gjobë, ai mund të burgoset dhe burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmia e tij bëhet e panevojshme, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një muaj”, thuhet në Kodin e procedurës penale.

Në dhjetor të vitit të kaluar kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar në një rast që nuk është bërë publik nga prokuroria ndërsa mbështetësit e kryeministrit e çuajtën si një veprim të motivuar politikisht në kohën kur vendi po përgatitej për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.
Prokuroria e Posaçme e Kosovës e thirri kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë në një rast që lidhet me vepër penale të paraparë me nenin 414 të Kodit Penal të Kosovës por pa dhënë ndonjë hollësi rreth rastit. Me këtë nen sanksionohen veprat që kanë të bëjnë me “keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Qeveria e Kosovës kishte thënë në disa raste se kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

Rreth “rezervave shtetërore”, në gusht të vitit 2023 ishin arrestuar tre persona, dy nga të cilët punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Mielli, ilaçet, vaji, sheqeri, prodhimet higjienike, nafta etj. janë pjesë e rezervave shtetërore që mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e fatkeqësive natyrore, luftërave apo dhe në rast kizash kur këta artikuj mungojnë në treg.

Kryeministri Albin Kurti, mohoi në atë kohë dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore ndërsa akuzoi siç tha, “elitën e vjetër dhe të korruptuar politike, gjykatësit e prokurorët e saj dhe mediat e keqpërdoruara për mbështetje të krimit”, për përpjekje për ta kthyer “ish sistemin e kalbur e të korruptuar”.

JU REKOMANDOJMË

Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi në korrik ose gusht, thotë Seuli
Lajme

Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa në Rusi në korrik ose gusht, thotë Seuli

26/06/2025 - 11:23
Meloni dhe Macron thirrje SHBA-së: Tarifat janë pa sens
Lajme

Meloni dhe Macron thirrje SHBA-së: Tarifat janë pa sens

26/06/2025 - 11:19
Pas përplasjes 12-ditore me Izraelin, ministri iranian i Mbrojtjes niset për në Kinë
Lajme

Pas përplasjes 12-ditore me Izraelin, ministri iranian i Mbrojtjes niset për në Kinë

26/06/2025 - 11:11
“Realitet alarmues”/ Tahiri: Kosova e Shqipëria nuk morën urime nga Trumpi pas zgjedhjeve – dje ai u quajt “Baba” në Samitin e NATO-s
Lajme

“Realitet alarmues”/ Tahiri: Kosova e Shqipëria nuk morën urime nga Trumpi pas zgjedhjeve – dje ai u quajt “Baba” në Samitin e NATO-s

26/06/2025 - 11:04
Revoltohet Shala: Tani është koha me e djeg Kuvendin, jo kur e kallke Vetëvendosja
Lajme

Revoltohet Shala: Tani është koha me e djeg Kuvendin, jo kur e kallke Vetëvendosja

26/06/2025 - 11:02
Koci i shkruan letër Albin Kurtit
Lajme

Koci i shkruan letër Albin Kurtit

26/06/2025 - 10:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Plagosje nga të shtënat me armë në Prishtinë, i dyshuari është shok i të plagosurit G.A.

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • VV me emër tjetër për kryeparlamentar? Kështu përgjigjet Albulena Haxhiu

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Morina i kundërpërgjigjet Pirajt për skandalin e mishit me salmonellë: Hipokrit, bën fushata për prodhime vendore e mishin e blenë nga Rumania

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Samiti i NATO-s në Hagë, Trump i përmend përsëri Kosovën e Serbinë në pyetjen që iu bë për Putinin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë