Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina dhe Rusia kanë nevojë për “ndërmjetës të fortë” për të mbikëqyrur bisedimet e ardhshme të paqes.
Zelensky u shpreh se Rusia po e pengonte në mënyrë efektive procesin e paqes gjatë raundit të fundit të bisedimeve të drejtpërdrejta midis Kievit dhe Moskës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Ne duam t’i japim fund luftës, por kjo kërkon vullnetin e të dyja palëve. Nëse pala tjetër nuk është gati për këtë, ajo gjithmonë do të dalë me diçka.
“Ata madje i thanë delegacionit tonë: Ne e dimë që memorandumi ynë është një ultimatum dhe ju nuk do ta pranoni atë. Kështu, pyetja nuk është cilësia e formatit të Stambollit, por çfarë të bëjmë me gënjeshtrat e rusëve”.
Ndërkaq, sa i përketë ShBA-së ai tha se për momentin nuk po duken të jenë ndërmjetës të fortë.
“Kjo është arsyeja pse na duhen ndërmjetës të fortë: në mënyrë që rusët të mos tërhiqen nga marrëveshjet e arritura në negociata. Shtetet e Bashkuara nuk duken të jenë një ndërmjetës i fortë për momentin, rusët u thanë atyre të mos ishin në tryezën e bisedimeve dhe ata thjesht u larguan. Pse? Për shkak të politikës së tyre të butë ndaj Rusisë”, u shpreh tutje Zelensky.