Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk do të lëshojë territore ndaj Rusisë, gjatë një fjalimi për Ditën e Flamurit Kombëtar.
Duke nderuar simbolikën e flamurit ukrainas, Zelensky tha se ai përfaqëson “një qëllim dhe ëndërr për shumë ukrainas në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës”.
“Ata e mbajnë flamurin. E mbajnë sepse e dinë që ne nuk do t’ia dhurojmë tokën tonë një pushtuesi”, theksoi presidenti ukrainas.
Ai shtoi gjithashtu: “Ky flamur simbolizon gjënë më të dashur për qindra luftëtarë tanë – burra dhe gra – nga e gjithë Ukraina që mbrojnë jo vetëm një drejtim specifik të vijës së frontit, jo vetëm Vovchansk ose Dobropillia, por të gjithë Ukrainën”.
Ceremonia u zhvillua në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe u ndoq nga zyrtarët më të lartë të vendit.
Ndërkohë, Zelensky ka përsëritur thirrjen e tij drejtuar presidentit rus Vladimir Putin për një takim të drejtpërdrejtë, duke theksuar se ky është i vetmi mënyrë për të negociuar për përfundimin e luftës.