Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet e reja: Presidentja Osmani nuk ndalet, ky është veprimi i saj i radhës

10/03/2026 - 17:05
në Kryesore, Lajme
A A
Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar veprimet për të përgatitur KQZ-në për zgjedhjet e reja. Përmes një shkrese, ajo ka kërkuar nga partitë politike që t`i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Një burim gazetës Nacionale brenda Presidencës kanë bërë me dije se shefja e shtetit një shkresë të tillë ia ka nisur dje LVV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe partive të komuniteteve tjera.

I njëjti burim ka treguar se në këtë shkresë presidentja Osmani ka kërkuar nga partitë politike propozimet e tyre të dërgohen në Presidencë brenda afateve ligjore.

Mandati i anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është i lidhur me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë tregon se shefja e shtetit është e obliguar që jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend të ua kërkojë grupeve parlamentare propozimet për anëtarë të KQZ-së.

Në nenin 61 të këtij ligji, ku flitet për mandatin dhe emërimin e anëtarëve të KQZ-së, jepen detaje për këtë çështje.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, bazuar në rezultatet që kanë dalur nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ”, thuhet në paragrafin 6 të këtij neni.

Më tej, në këtë nen tregohet se brenda çfarë periudhe kohore partitë politike duhet t`i përgjigjen presidentes Osmani.

“Grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga Presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve”, thuhet në këtë paragraf.

Ditë më parë edhe Demokracia në Veprim (DnV) i ka kërkuar presidentes që ët veprojë më shpejt në këtë drejtim.

Përmes një komunikate për medie, DnV u ka bërë thirrje presidentes Osmani dhe partive politike që të përmbyllin pa vonesë procesin e nominimit dhe emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së.

“Legjislacioni zgjedhor përcakton që, pas certifikimit të rezultateve, Presidentja i kërkon subjekteve parlamentare nominimet për anëtarët e KQZ-së, ndërsa këto të fundit kanë një afat të caktuar për dorëzimin e propozimeve, pas së cilës Presidentja bën emërimin e tyre. Në këtë moment, kur vendi po përballet me zhvillime që pritet të çojnë drejt një procesi të ri zgjedhor dhe kur 11 marsi – si afat ligjor për këtë procedurë është drejt përfundimit – përmbyllja e procesit të emërimit të përbërjes së re të KQZ-së bëhet edhe më e rëndësishme. Kjo sidomos për shkak se legjislacioni aktual nuk parasheh më vazhdimin automatik të mandatit të përbërjes ekzistuese të KQZ-së deri në emërimin e së resë – në rast të zgjedhjeve – siç ishte rregulluar me ligjin e mëparshëm”, është thënë në komunikatën e DnV-së.

Mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me mandatin e ciklit zgjedhor dhe në parim fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend.

Fillimi i mandatit sipas këtij paragrafi, nënkupton përfundimin e mandatit paraprak.

KQZ-ja ka 11 anëtarë. Aktualisht LV-ja përfaqësohet nga dy anëtarë(Sami Kurteshi, Alban Krasniqi). Edhe PDK-ja në këtë mandat përfaqësohet me anëtarë (Arianit Elshani dhe Ilir Gashi). Nga një anëtar kanë LDK-ja(Sami Hamiti) dhe AAK-j(Muharrem Nitaj).

Ndërsa pesë përfaqësuesit tjerë iu takojnë partive nga komunitet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit e ka certifikuar më 27 mars.

JU REKOMANDOJMË

Numra të rastësishëm e kod persian: Një sinjal misterioz radioje trondit hetuesit dhe ekspertët e inteligjencës

Numra të rastësishëm e kod persian: Një sinjal misterioz radioje trondit hetuesit dhe ekspertët e inteligjencës
10/03/2026 - 20:14

Sinjali i radios filloi të transmetohej për herë të parë më 28 shkurt, rreth 12 orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën bombardimet ndaj Iranit. Në një...

Më shumëDetails

Negociata me Osmanin? Përgjigjet Haziri

Negociata me Osmanin? Përgjigjet Haziri
10/03/2026 - 19:50

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me pretendimet për negociata të mundshme me presidenten Vjosa Osmani. Haziri tha se partia e tij nuk...

Më shumëDetails

A do ta mbështeste LDK Vjosa Osmanin nëse do të kandidohej? Haziri jep deklaratën e papritur

A do ta mbështeste LDK Vjosa Osmanin nëse do të kandidohej? Haziri jep deklaratën e papritur
10/03/2026 - 19:20

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti do ta shqyrtonte mundësinë e mbështetjes së Vjosa Osmanit për Presidente, në rast se emri...

Më shumëDetails

Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian

Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian
10/03/2026 - 19:11

Sipas një analize të publikuar nga The Guardian, çmimet e naftës tejkaluan 100 dollarë për fuçinë për shkak të luftës SHBA-Izrael me Iranin, duke nxitur frikën për pasojat...

Më shumëDetails

Gashi: Fyerjet ndaj Osmanit dëmtojnë vetëm Vetëvendosjen

Avokati Gashi thotë se duhet të kthehet dënimi me vdekje
10/03/2026 - 19:00

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj sulmeve dhe kritikave që po i bëhen presidentes Vjosa Osmani pas prishjes së raporteve të saj me kryeministrin Albin Kurti. Në FIVE...

Më shumëDetails

Deda: Do të ishte korrektësi minimale që Kurti me kohë t’i tregonte Osmanit se nuk e përkrah për mandat të dytë

Vendimi i Kushtetueses, Deda: Bie për toke propaganda e bllokuesve që për teke të tyre mbajtën peng vendin
10/03/2026 - 18:53

Analisti Ilir Deda vlerëson se situata aktuale në vend me moszgjedhjen e presidentit do “evitohej lehtë po t’i tregonte me kohë Kurti Osmanit që nuk e ka përkrahjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    320 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • I plagosuri në Skenderaj ishte një 44 vjeçari, Spitali i Mitrovicës tregon gjendjen e tij

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Përfundimi i mandatit, zbulohet e ardhmja politike e Vjosa Osmanit

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë