Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Zgjedhjet me 28 dhjetor’, Lekaj: Mërgata jonë është tepër e zhgënjyer, s’do të votojnë pro Qeverisë ‘Kurti 3’!

28/11/2025 - 21:23
në Lajme
A A
Lekaj: Tronditëse të shohim se si veprimet e pamatura të Albin Kurtit e kanë shtyrë aleatin tonë të reagojë kaq ashpër!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është nënkryetari i AAK-së njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit nga ky subjekt politik, Pal Lekaj.

Lekaj duke folur në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve me 28 dhjetor tha se mërgata është tepër e zhngënjyer dhe se të njëjtit nuk do të votojnë pro Qeverisë Kurti 3.

“Kur i sheh lëvizjet e Vetëvendosjes dhe përcaktimi i datës saktë me 28 dhjetor, këta mendojnë se e marrin si në vitin 2021 votën e mërgimtarëve por nëse e shohim se sa kanë ndryshuar mërgata kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe zotit Kurti mendoj që atëherë nuk duhet të shqetësohemi si Aleancë që mërgata do të vendosë për të votuar prapë Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë po e bazoj edhe në zgjedhjet lokale, dmth Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka marrë votën që e ka pritë dhe ju e dini LDK-ja sa ka dalë mirë, PDK-ja, AAK-ja, diku 16-17% kemi dal në numër të votës së përgjithshme. Edhe në bisedat me miqtë që i kam pas, ndoshta para katër vitesh ka qenë bukur vështirë me i bindë që me qenë kundër Kurtit mirëpo ata e kanë vërejt shumë sepse Qeveria Kurti i ka mashtruar mërgatën, e ka mashtruar qytetarin e Kosovës, këtë e bazoj në mos-punën e tyre. Nëse Kosova ka menduar se për këto pesë vite të kemi investime kapitale, paramendo me të gjitha këto kërkesa ka suficit buxhetor 1 miliardë e 200 milion. Një qeveri që nuk din me menaxhu paranë publike atëherë si mund t’i besohet. Nëse i marrim investimet strategjike, nuk mbahet në mend në histori, që qytetari jonë ka përfitu në këtë drejtim. Mërgata jonë është tepër e zhgënjyer dhe jam i bindur që nuk do të votojë pro Qeverisë Kurti apo pro Qeverisë Kurti 3” tha Lekaj në Blic Interview.

I pyetur s’e a ka gadishmëri elektorati i AAK-së në diasporë për të ardhur për të votuar, Lekaj pati këtë përgjigje.

” Në kontaktet që i kam pas me t’a edhe nuk janë të pakta, edhe që janë krishlindjet dhe Viti i Ri, diku 80% të mërgatës do të jenë në Kosovë. Sot një qytetar në Zvicer e thirra dhe e pyeta ‘a don me u regjistru?’… jo tha ne do të vijmë në Kosovë dhe pimë kafe atje. Janë shumë që mendojnë si ai qytetar, që do të vijnë dhe e kanë më lehtë vijnë një javë, edhe votojnë me 28 edhe e nderojnë vednin e vet, e nderojnë çdo subjekt politik. Ne jemi të interesuar si Aleancë që të dalim kësaj here, meqë ua kanë dhënë rastin që të vijnë dhe janë festat e fund-vitit, të vijnë në Kosovë e votojnë edhe mendoj që AAK-ja ka me përfitu nga kjo datë edhe pse LVV-ja e ka projektuar për vete” tha Lekaj.

JU REKOMANDOJMË

Kurti kthehet në Kosovë, merr pjesë në këtë ngjarje
Lajme

Kurti s’u pa as në Prekaz e as në Shqipëri, festën e flamurit e shënoi me një postim në ‘facebook’

28/11/2025 - 21:10
Elbert Krasniqi i kërkon BE’së heqjen e sanksioneve pas votimit në Veri: E zbatuam marrëveshjen e Bratisllavës
Lajme

Elbert Krasniqi denoncohet për kanosje, avokati thotë se është politike, qytetari e akuzon se ia tregoi edhe armën

28/11/2025 - 20:58
Ish-deputeti i PDK-së: Votuesit duhet ta ndëshkojnë Albin Kurtin për krizën institucionale që ka ndodhur!
Lajme

Ish-deputeti i PDK-së: Votuesit duhet ta ndëshkojnë Albin Kurtin për krizën institucionale që ka ndodhur!

28/11/2025 - 20:26
“Skënderbeu ngriti flamurin në Lezhë”, pas Gërvallës e Nokës, “ngatërrohet” edhe Dimal Basha
Lajme

“Skënderbeu ngriti flamurin në Lezhë”, pas Gërvallës e Nokës, “ngatërrohet” edhe Dimal Basha

28/11/2025 - 20:07
Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim
Lajme

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

28/11/2025 - 19:45
Eliza Hoxha: Prishtina na bashkon, Badoci na ndanë
Lajme

Hoxha: Kurti ka folur më shumë se që ka punu (VIDEO)

28/11/2025 - 19:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Plagoset 17 vjeçja E.V. në Vushtrri

    Plagoset 17 vjeçja E.V. në Vushtrri

    338 Shpërndaje
    Shpërndaje 135 Tweet 85
  • I dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares vushtrriase në arrati, policia i gjen armë e fishekë në shtëpi

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Zyra e BE’së reagon pasi Kurti i gjeti paratë për pagat e RTK’së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Simboli i rezistencës shqiptare është kthyer në simbol të turpit shtetëror”- Ish-komandanti i UÇK-së kritikon qeverisjen e Kurtit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • E kritikoi publikisht Kurtin, Osmanit i shkon kërkesa për shkarkimin e Vehbi Miftarit – shef i misionit të posaçëm në Vatikan

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë