Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet parlamentare 2025, çfarë duhet të dinë qytetarët dhe diaspora?

22/09/2024 - 10:12
në Kryesore, Lajme
A A
Lista përfundimtare e votuesve, KQZ: Kosova ka 161 mijë e 700 votues më shumë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një deklaratë për Telegrafin ka pohuar se tashmë shumë nga aktivitetet zgjedhore kanë filluar.

Ai ka pohuar se po vazhdon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës.“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Gjatë kësaj periudhe 120 ditore (29 gusht – 26 dhjetor 2024), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së”, ka potencuar ai.

Elezi po ashtu bëri të ditur se më 1 shtator ka filluar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, e cila do të përfundojë më 11 dhjetor 2024.Gjithashtu, Elezi njoftoi se po vazhdon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit.

“Është duke vazhduar edhe periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjatë kësaj periudhe e e cila përfundon më 26 dhjetor 2024, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre. Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së apo në vegzën direkte http://qv.kqz-ks.org. Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse”, pohoi Elezi.Zëdhënësi i KQZ-së, theksoi se po vazhdon edhe periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, e cila do të përfundojë më 28 dhjetor 2024.

“Në kuadër të përgatitjeve të procesit zgjedhore, së fundmi, KQZ ka emëruar edhe anëtarët e 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve si dhe ka caktuar Qendrat Komunale të Numërimit”, shtoi tutje ai.Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK.

Ndërkaq, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 pritet të përcaktojnë drejtimin politik të Kosovës për vitet e ardhshme, duke qenë një moment i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shtetit.

JU REKOMANDOJMË

Deliu reagon për censurën në RTK: Mediumi publik tu shërbejë qytetarëve, jo pushtetit
Lajme

Deliu reagon për censurën në RTK: Mediumi publik tu shërbejë qytetarëve, jo pushtetit

23/08/2025 - 01:12
Dështimi i konstituimit, Rama: Loja e VV-së propozimi i kandidatëve që nuk marrin votat e partive tjera
Lajme

Dështimi i konstituimit, Rama: Loja e VV-së propozimi i kandidatëve që nuk marrin votat e partive tjera

23/08/2025 - 01:08
KEK shpenzon 400 euro për katër çanta krahu që ia bleu zyrtarëve ligjor
Lajme

KEK shpenzon 400 euro për katër çanta krahu që ia bleu zyrtarëve ligjor

22/08/2025 - 22:58
BE: Çdo përjashtim i partive bie ndesh me parimet demokratike
Kryesore

BE: Çdo përjashtim i partive bie ndesh me parimet demokratike

22/08/2025 - 22:10
Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për kryetar të Kamenicës
Lajme

Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për kryetar të Kamenicës

22/08/2025 - 22:03
Ferit Idrizi: Sa më shumë gra të angazhuara në politikë dhe në jetën publike, aq më demokratike dhe më e fuqishme bëhet shoqëria jonë
Lajme

Ferit Idrizi: Sa më shumë gra të angazhuara në politikë dhe në jetën publike, aq më demokratike dhe më e fuqishme bëhet shoqëria jonë

22/08/2025 - 21:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nuk e votoi për kryetare të Kuvendit sepse i’a kishte quajtur burrin ‘figurë të botës së krimit’, Gërvalla flet për herë të parë për Shqipe Selimin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Eskalon Dejona Mihali, i sulmon të gjithë: Flet për takime të ambasadorëve me gjyqtarë, akuzon KGJK-në, PZAP-në dhe opozitën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë