Një 17 vjeçare nga Ferizaj është larguar nga shtëpia tri ditë më parë, dhe familjarët nuk dinë asgjë për të.
Rastin në polici e ka paraqitur nëna e saj. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
“Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast për një person të zhdukur femër, 17 vjeçare. Sipas nënës së saj ajo më 02.05.2025, rreth orës 19:30, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, ka thënë Veseli.
Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 cm e gjatë, peshon rreth 83 kg, me flokë dhe sy ngjyrë kafe.
“Rasti i është referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli.