Është zhdukur një grua në fshatin Lëbushë të Deçanit, ku djali i saj ka raportuar se nëna ka dalur nga shtëpia më 2 dhjetor dhe nuk është kthyer më.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se janë intervistuar pesë persona.
“Më 6 dhjetor rreth orës 10:40, ankuesi ka ardhur në stacionin policor të Deçanit dhe ka raportuar se e ëma kishte dalë nga shtëpia më 2 dhjetor rreth orës 09:00 dhe nuk është kthyer që atëherë, pa dhënë ndonjë informacion për vendndodhjen e saj. Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është regjistruar si një rast i personit të zhdukur, ndërsa hetimet dhe kërkimet vazhdojnë intensivisht. Deri më tani janë intervistuar pesë persona, por ende nuk është identifikuar lokacioni ku ndodhet ajo”, thuhet në konfirmim.
Mediat lokale kanë raportuar se gruaja e cila është zhdukur 55 vjeçarja Pemlushe Sadrija













