Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zhegrova: Unë mund ta ndryshoj lojën për pak minuta, jam i lumtur për golat

04/04/2023 - 14:01
në Sport
A A
Lëndohet Zhegrova, a do të luajë në ndeshjen e nesërme?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edon Zhegrova ndihet mjaft i lumtur për dy golat e tij dhe për fitoren e Lillet në fundjavë.

Ylli kosovar u inkuadrua në fund të ndeshjes me Lorientin duke i realizuar dy gola për tetë minuta, me ç’rast u bë hero i ekipit të tij.

“Edhe nëse hyn në lojë për pesë, dhjetë apo 20 minuta, duhet ta japësh më të mirën nga vetja çdo herë që trajneri ta jep rastin. Është po ashtu stil i lojës sime, sepse unë mund ta ndryshoj lojën. Këtë e bëra dhe jam mjaft i lumtur që ia sigurova tri pikë ekipit”, deklaroi fillimisht Zhegrova në një intervistë me “le11hdf.fr”.
Por, a e ka ëndërruar futbollisti kosovar një skenar të tillë në fund të kësaj loje?

“Të jem i sinqertë, nuk kam ëndërruar ta bëja këtë, por doja ta jepja 100 për qindëshin nga vetja. Synim imi ishte ta ndihmoja ekipin dhe të shënoja gol. Pasi e bëra këtë, isha edhe më i motivuar, kështu që e shënova edhe golin e dytë”, vazhdoi ai.

Zhegrova tregon se, pas angazhimeve me Kombëtaren e Kosovës, arriti vonë në stërvitje, duke iu bashkuar ekipit të premten.

Prandaj edhe luajti më pak në fundjavë, por që ata pak minuta ishin të mjaftueshëm për të që ta bënte diferencën.

Ai thotë se vendimi i takon trajnerit për t’ia dhënë rastin nga fillimi apo jo.

Edoni ushtron çdo ditë që të jetë gati në çdo rast dhe në çdo situatë.

“Nuk ka arsye që ndihem keq apo diçka të tillë. Më duhet të qëndroj i fokusuar dhe të jem gati”, nënvizoi ai.

Zhegrova foli edhe për festën që e bëri me tifozët, të cilëve iu bashkua në tribuna.

“Ata janë të jashtëzakonshëm. Ata e kënduar emrin tim, kjo më bën mjaft krenar. Gjithashtu, ata më thirrën dhe unë shkova. Jam mjaft i lumtur me mbështetjen e tyre”, thotë tutje Zhegrova.

“Ata më thanë faleminderit, ishin mjaft të lumtur. Unë gjithashtu ia dhashë fanellën time një vogëlushi.”

Zhegrova i shënoi tre gola brenda pak ditësh, dy me Lillen dhe një me Kosovën. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Nigeri: Boksieri Anthony Joshua u lëndua në një aksident ku vdiqën dy persona (FOTO)
Sport

Nigeri: Boksieri Anthony Joshua u lëndua në një aksident ku vdiqën dy persona (FOTO)

29/12/2025 - 15:17
Sot 12 vjet nga aksidenti i Michael Schumacherit, si përshkruhet gjendja e tij tani
Sport

Sot 12 vjet nga aksidenti i Michael Schumacherit, si përshkruhet gjendja e tij tani

29/12/2025 - 15:14
Zhegrova e “ngjalli” lojën, Juventusi fiton ndaj Pisa-s në Serie A
Sport

Zhegrova e “ngjalli” lojën, Juventusi fiton ndaj Pisa-s në Serie A

27/12/2025 - 23:01
Nuk po ndalet, nuk di të ndalet! Ronaldo shënon përsëri, shkëlqen me paraqitjen
Sport

Nuk po ndalet, nuk di të ndalet! Ronaldo shënon përsëri, shkëlqen me paraqitjen

27/12/2025 - 16:48
Mbappe me fanellën e Marokos shfaqet në Kupën e Afrikës
Sport

Mbappe me fanellën e Marokos shfaqet në Kupën e Afrikës

26/12/2025 - 22:27
Federata e Karatesë së Kosovës shpallë laureatët e vitit 2025
Sport

Federata e Karatesë së Kosovës shpallë laureatët e vitit 2025

26/12/2025 - 21:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Vjen reagimi i parë i PDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë