Irani ka hedhur poshtë propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një armëpushim të përkohshëm, raporton NBC News, duke iu referuar agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit IRNA.
Irani dërgoi përgjigjen e tij përmes Pakistanit, duke paraqitur kërkesa që përfshijnë përfundimin e konflikteve në rajon, krijimin e një protokolli për kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit dhe heqjen e sanksioneve, përcjell Reporteri.net.
Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, “Negociatat në asnjë mënyrë nuk janë të përputhshme me ultimatumet, krimin apo kërcënimin për të kryer krime lufte”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përsëritur kërcënimin e tij për sulme në infrastrukturën iraniane nëse Teherani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.
Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi forcat amerikane e kanë shpëtuar një anëtar të ekipit që është rrëzuar nga një aeroplan luftarak F-15.
“E marta e 7 prillit do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha në një, në Iran. Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë! Hapeni atë ngushticë të mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr, do ta shihni”, ka shkruar Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.













