Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ZKA-ja kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por komisioni nuk e miraton kërkesën

19/02/2026 - 10:20
në Lajme
A A
ZKA-ja kërkon mbi 654 mijë euro shtesë, por komisioni nuk e miraton kërkesën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Kombëtare e Auditimit ka kërkuar mbi 654 mijë euro buxhet shtesë nga shuma e përgjithshme e paraparë në Projetkligjin për buxhetin e vitit 2026.

Kjo pasi nga kjo zyre thanë se duhet të rekrutojnë staf shtesë e po ashtu u duhet buxhet edhe për mallra, shërbime e kategori tjera.

“Këto 10 pozita të reja kemi kërkuar t’i mbulojmë për auditimin e fondeve të BE-së”, ka sqaruar drejtori i përgjithshëm i ZKA-së, Safet Berisha.

Kërkesa e kësaj zyre është duke u shqyrtuar në Komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e financave. Kryesuesi i komisionit, deputeti i PDK-së, Arben Mustafa paraqiti kërkesën e ZKA-së dhe projeksionet e parapara për sivjet.

“ZKA-ja ka kërkuar 654 mijë e 18 euro buxhet shtesë nga ajo që është paraparë. ZKA-ja ka 185 punëtorë dhe ka në planifikim edhe 10 punëtorë shtesë. 2 milionë e ka buxhetin për paga dhe mëditje. Po ashtu kërkesa e tyre është edhe për mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, shpenzime kapitale”, ka deklaruar Mustafa.

Anëtarët e komisionit nga radhët e LVV-së kërkuan që në këtë fazë të mos bëhen ndryshime në buxhet.

Sipas tyre, kërkesat e institucioneve publike mund të përfshihen në buxhet kur të bëhet rishikimi i tij muajin e ardhshëm.

“Kërkesa është e arsyeshme. Në këtë fazë do të kemi shume kërkesa nga shumë organizata buxhetore. Në këtë fazë, kryesisht janë kërkesa që kanë të bëjnë me paga e mallra dhe shërbime te cilat akomodohen brenda buxhetit shumë lehtë kur të bëhet rishikimi i buxhetit. Prandaj në këtë fazë mendoj se nuk duhet të bëjmë ndryshime në buxhet pasi edhe ashtu seanca është nesër. Për shkak se muajin tjetër do të nisë rishikimi i buxhetit dhe të gjitha kërkesat mund të përfshihen në buxhet”, ka deklaruar deputeti i LVV-së, Hysen Durmishi.

Mirëpo këtë e kundërshtuan deputetë të opozitës.

“Kërkoj me kujdes të shqyrtojmë kërkesat e tyre. Këto janë në përputhje me Ligjin e pagave e rregullore të tjera. Nëse këtyre ju ndalim këtë mundësi, në fund të vitit ne kemi me qenë përgjegjës për mosrealizimin e planit të ZKA-së. Unë besoj që sot ose duhet ta miratojmë kërkesën e tyre ose mazhoranca të marrë zotim, që këto të shkojnë përpara”, ka deklaruar deputëti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Edhe nga PDK-ja kërkuan që sot të miratohet kërkesa e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Mirëpo, me 3 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, kërkesa e Zyrës Kombëtare të Auditimit nuk u miratua./rtk/

JU REKOMANDOJMË

Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet vëllai i mbretit Charles, Princi Andrew

Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet vëllai i mbretit Charles, Princi Andrew
19/02/2026 - 11:19

BBC raporton se Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim detyre. “Si pjesë e hetimit, sot (19/2) kemi arrestuar një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolku me...

Më shumëDetails

Eman Rrahmani i shkon në zyre Përparim Ramës, ja arsyeja

Eman Rrahmani i shkon në zyre Përparim Ramës, ja arsyeja
19/02/2026 - 11:00

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama ku njoftoj se kanë diskutuar rreth bashkpunimit institucional, mbështetjes dhe kontributit...

Më shumëDetails

Aktakuzë 4 milionë €, shportë 200 €: Ish-këshilltari i Nagavcit me akuza të rënda – çfarë e pret Çekun në Ministrinë e Arsimit

Aktakuzë 4 milionë €, shportë 200 €: Ish-këshilltari i Nagavcit me akuza të rënda – çfarë e pret Çekun në Ministrinë e Arsimit
19/02/2026 - 10:50

Ish-këshilltari i Arbërie Nagavcit, Valdrin Dervishaj, i ka drejtuar një mesazh publik ministrit të ri të Arsimit, Hajrulla Çeku, duke i kërkuar reforma rrënjësore dhe “pastrim” të administratës...

Më shumëDetails

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes
19/02/2026 - 10:48

Parlamenti Europian publikoi këtë të enjte draft-raportin e tij vjetor për Shqipërinë, duke analizuar progresin dhe sfidat në fushat e sundimit të ligjit, reformës në drejtësi dhe antikorrupsionit....

Më shumëDetails

Fjala përmbyllëse, Tahiri: Fjalimi i Thaçit ishte fjalim i një lideri të UÇK-së

Fjala përmbyllëse, Tahiri: Fjalimi i Thaçit ishte fjalim i një lideri të UÇK-së
19/02/2026 - 10:38

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar fjalën përmbyllëse të Hashim Thaçit në Dhomat e Specializuara. Ajo është shprehur e emocionuar me deklarimit e ish-presidentit të Kosovës. Në...

Më shumëDetails

Nëna e argjentinases thotë se do t’i drejtohen Apelit për të kërkuar burgim të përjetshëm për Endrit Nikën

Nëna e argjentinases thotë se do t’i drejtohen Apelit për të kërkuar burgim të përjetshëm për Endrit Nikën
19/02/2026 - 10:31

Magdalena Urdangaray, nëna e argjentinases së vrarë në Fushë Kosovë nga i dashuri i saj, ka falënderuar institucionet e Kosovës për drejtësinë e vendosur për vajzën e saj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    706 Shpërndaje
    Shpërndaje 282 Tweet 177
  • Aksident i rëndë në Kutllovc të Mitrovicës, humb jetën një 30 vjeçar

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Kutllovc të Mitrovicës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Uka kritikon ashpër Shqipe Selimin: Pse 5 vjet si deputete nuk mori asnjë nismë?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “M’i kanë kërcënuar vajzat brutalisht”, vjen deklarimi i Nysret Pllanës pas deklaratës për xhamitë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë