Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ZKA: RTK me mangësi në prokurim dhe menaxhim të pasurisë

03/06/2025 - 22:08
në Lajme
A A
“M’i qepu Vjosës” i kushton me punë kryeredaktorit të RTK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) për vitin 2024, duke dhënë një opinion të pamodifikuar për pasqyrat financiare, që do të thotë se ato ofrojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Megjithatë, raporti ngre disa shqetësime.

Gjetjet kryesore

Auditorët e ZKA-së kanë gjetur disa parregullsi në prokurim, të ndërlidhura me edicionin e dytë të Festivalit të Këngës, siç është përdorimi i procedurave të negociuara pa publikim, pa justifikim të mjaftueshëm ligjor. Kjo përfshin kontratat për dizajn grafik dhe shfrytëzim të veturave, duke cenuar konkurrencën dhe transparencën.

Gjithashtu, sipas raportit, RTK kishte aplikuar kritere diskriminuese në dosje të tenderëve, duke përjashtuar operatorët vendorë nga gara për Festivalin e Këngës.

“Gjatë vitit, 2024 RTK kishte lidhur kontratë duke përdorur procedurën e negociuar pa publikim për lidhjen e një kontrate për “Realizimin e dizajnit dhe grafikeve për Festivalin e Këngës në RTK 2024” në vlerë prej 10,150€ me një kompani nga Shqipëria, pa dokumentuar qartë arsyetimin ligjor për shmangien e publikimit dhe konkurrencës. Nuk ishte evidentuar ndonjë situatë emergjente, as ndonjë rrethanë që e bënte të pamundur zbatimin e procedurave të tjera të hapura apo të kufizuara, siç kërkohet nga Ligji për Prokurimin Publik “ konkludohet në raport.

Ndërkaq vërejtje i është dhënë edhe çështjes së veturave. “Gjithashtu, RTK nuk kishte arritur të bënte zgjidhje afatgjatë ose me kohë për shfrytëzimin e veturave për nevojat e RTK-së edhe pse kishte kontratë publike për 60 muaj. Pas skadimit të kësaj kontrate kishte përdorur procedurë të negociuar për kontratën ‘Shfrytëzimi afatshkurtër i veturave për nevojat e RTK-së’ në vlerë 33,900€” thuhet në raport.

Lidhur me çështjen e kontraktimit të kompanisë për dizajn grafik nga Shqipëria, raporti citon vendimin e aprovuar nga zëvendës drejtori të përgjithshëm i RTK-së Adrian Krasta për fillimin e kësaj procedure, ku arsyetohej: “…mungesa e stafit të profilizuar për dizajnimin grafik ka shfaqur nevojën që për festivalin e këngës të angazhohen shërbime nga jashtë RTK-së. Në anën tjetër, shfrytëzimi afatshkurtër i veturave ishte për shkak të menaxhimit jo të duhur dhe mungesës së planifikimit për këto shërbime” konstatohet në raport.

Një tjetër problem shqetësues sipas ZKA-së është vazhdimi i kontratave me kompensim për hapësirat reklamuese në kundërshtim me rregulloren për marketing, pavarësisht rekomandimeve të përsëritura nga auditimi paraprak.

Për më tepër, çështja e pronësisë së ndërtesës ku operon RTK mbetet e pazgjidhur, duke krijuar paqartësi dhe rrezik për të ardhmen e transmetuesit publik.

Rekomandimet

ZKA ka dhënë pesë rekomandime konkrete, përfshirë: shmangien e përdorimit të procedurave të mbyllura të prokurimit, eliminimin e kritereve diskriminuese, respektimin e rregullores për marketing, zgjidhjen e statusit pronësor të objektit të RTK-së dhe përmirësimin e planifikimit të furnizimeve për të shmangur blerjet e vogla të përsëritura.

Përparimi në zbatimin e rekomandimeve

RTK ka zbatuar 5 nga 7 rekomandimet e vitit paraprak, duke treguar përmirësim në disa fusha, sidomos në përgatitjen e pasqyrave financiare. Por disa probleme strukturore si mungesa e kontrollit të brendshëm dhe planifikimi i dobët mbeten sfida për qeverisjen e këtij institucioni publik.

Pas publikimit të këtij raporti ka reaguar ish Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili kishte dhënë dorëheqje nga pozita, në korrik të vitit 2024, për shkak të siç kishte thënë ‘presioneve politike’. Ai ka thënë se përmirësimi i menaxhimit financiar të RTK-së është rezultat i angazhimit të tij dhe bashkëpunëtorëve të besueshëm.

“Në 2022 Zyra Kombëtare e Auditimit kishte publikuar raportin për RTK-në ku kishte dhënë opinion të kundërt(më i rëndi) për pasqyrat financiare. Gjatë vitit 2022 dhe 2023 zbatuam shumicën e rekomandimeve, duke arritur që fillimisht të marrim opinion të kualifikuar (opinion i ndërmjetëm) dhe tani në raportin e fundit për vitin 2024, ZKA ka dhënë opinion të pamodifikuar (forma më pozitive). Jam i lumtur që angazhimi dhe përkushtimi maksimal me bashkëpuntorët e besueshëm gjatë 30 muajve në menaxhim të RTK-së, po lë gjurmë në menaxhimin financiar të transmetuesit publik. Kjo është dëshmi se llogaridhënia dhe shpenzimi i parasë publike ishte prioritet” ka shkruar Ahmetxhekaj në profilin e tij në facebook.

Gjatë vitit 2024, RTK ka kaluar nëpër kriza të ndryshme, duke nisur nga dorëheqja e ish drejtorit Ahmetxhekaj, pastaj dorëheqjes së u.d drejtoreshës Zana Spahiu dhe tre anëtarëve të Bordit: Besnik Boletini, Arta Berisha, Safet Kabashaj, pas skandalit me Slobodna Bosna dhe më pas dorëheqjës së Adrian Krastës i cili ishte zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm dhe drejtoj RTK-në deri sa përfundoj Festivali i Këngës ku ishte vet drejtor festivali.

Raporti i plotë i ZKA-së:

https://zka-rks.org/cms/ReportFiles/2025_7e7f7a73-f909-4016-9718-6d789f287cf2.pdf

JU REKOMANDOJMË

Osmani publikon video nga Defender ’25 në Babaj të Bokës, e përfshin edhe pjesën ku shtrëngon duart me Kurtin
Kryesore

Osmani publikon video nga Defender ’25 në Babaj të Bokës, e përfshin edhe pjesën ku shtrëngon duart me Kurtin

05/06/2025 - 17:30
Gjermanisë i duhen 60 mijë trupa për të arritur objektivin e NATO-s, ministri i jashtëm gjerman: Do t’i përgjigjemi përgjegjësisë sonë
Lajme

Gjermanisë i duhen 60 mijë trupa për të arritur objektivin e NATO-s, ministri i jashtëm gjerman: Do t’i përgjigjemi përgjegjësisë sonë

05/06/2025 - 17:11
Haziri tha se po i vjen era fushatë, Kurti e poston vendimin për rritjen e shtesave për lehona
Lajme

Haziri tha se po i vjen era fushatë, Kurti e poston vendimin për rritjen e shtesave për lehona

05/06/2025 - 17:07
Reeker: S’do ta shihni SHBA-në të angazhuar direkt në rajonin e Ballkanit Perëndimor siç ishte këto 30 vjet, s’e kanë fokusin as në Evropë e as rajon
Kryesore

Reeker: S’do ta shihni SHBA-në të angazhuar direkt në rajonin e Ballkanit Perëndimor siç ishte këto 30 vjet, s’e kanë fokusin as në Evropë e as rajon

05/06/2025 - 17:04
Eliza Hoxha: Prishtina na bashkon, Badoci na ndanë
Lajme

Hoxha: Rritja e shtesave për lehonat vendim i jashtëligjshëm

05/06/2025 - 16:59
Gashi i AVONET: Halil Thaçi i VV-së kandidat që mund rrezikojë pozitën e kryetarit aktual të Obiliqit, Xhafer Gashi nuk ka treguar performancë
Lajme

Gashi i AVONET: Halil Thaçi i VV-së kandidat që mund rrezikojë pozitën e kryetarit aktual të Obiliqit, Xhafer Gashi nuk ka treguar performancë

05/06/2025 - 16:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1362 Shpërndaje
    Shpërndaje 545 Tweet 341
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Gashi i AVONET: IPKO po i dëmton qytetarët

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë