Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ZKM jep detaje nga takimi që Kurti pati me sekretarin e Mbretërisë së Bashkuar, i tha se Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

02/04/2025 - 08:34
në Kryesore, Lajme
A A
ZKM jep detaje nga takimi që Kurti pati me sekretarin e Mbretërisë së Bashkuar, i tha se Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrëmë, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave të tij, priti në një darkë pune Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të Dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Kurti i ka uruar atij mirëseardhjen në Kosovë si dhe e ka falënderuar për kontributin dhe mbështetjen gjatë etapave të shtet ndërtimit dhe miqësinë e partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona.

Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fuqishme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri veçoi edhe atë mes FSK-së dhe institucioneve britanike të mbrojtjes dhe sigurisë.

Kurti ka uruar sekretarin Lammy dhe të Dërguaren e Posaçme Karen Pierce për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, duke i ofruar bashkëpunim për ta bërë këtë samit sa më të suksesshëm.

“Kryeministri Kurti e njoftoi më tej z. Lammy me progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik që ka njohur vendi ynë gjatë këtij mandati qeverisës, të dëshmuar dhe nga rankimet pozitive në indekset ndërkombëtare në fusha si, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, dhe demokracia liberale e elektorale. Ai e njoftoi sekretarin Lammy edhe për investimet në fushën e mbrojtjes dhe arritjen e nivelit të buxhetit për mbrojtje në 2% të BPV-së si standard i NATO-s, si dhe theksoi objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Bashkë me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, kryeministri Kurti diskutoi edhe rreth situatës aktuale në rajon dhe asaj gjeopolitike në Evropë, si dhe çështjet e sigurisë.

“Kryeministri Kurti theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb. Shtoi se ai duhet të ekstradohet në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim të drejtë për veprat e tij”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

JU REKOMANDOJMË

Publikohet pamjet kur i vihet flaka një fitnesi në Prishtinë (VIDEO)

Publikohet pamjet kur i vihet flaka një fitnesi në Prishtinë (VIDEO)
09/04/2026 - 00:04

Më 31 mars të këtij viti, dy persona ia kanë vënë flakën një fitnesi në Prishtinë. Në lidhje me këtë rast, policia sot ka njoftuar se ka arrestuar...

Më shumëDetails

OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Kuvendit

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
08/04/2026 - 23:00

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj përgjigjes që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë bërë Rezolutës së Kuvendit për ish-krerët e...

Më shumëDetails

Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

Arrestohet një person në Mitrovicë për sulm seksual
08/04/2026 - 22:50

Sot Policia e Kosovës, konkretisht Ekipi për Gjurmimin e Personave me Fletarrest Vendor dhe Ndërkombëtar njofton se ka realizuar një operacion të suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni është...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK-së: Ne i kishim 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate

Pas pak takimi i Osmanit me liderët partiakë, çfarë pritet të ndodhë?
08/04/2026 - 22:34

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka deklaruar se kjo parti i kishte pasur të gatshme votat për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente. Sadiku në Debat Plus ka...

Më shumëDetails

Demolohet Posta e Kosovës në Vushtrri – dera thyhet, alarmet shkatërrohen, dyshime për hyrje me çelës

Demolohet Posta e Kosovës në Vushtrri – dera thyhet, alarmet shkatërrohen, dyshime për hyrje me çelës
08/04/2026 - 22:17

Një rast i rëndë i dëmtimit të pasurisë është zbuluar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, ku është dëmtuar një objekt i Postës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Rasti...

Më shumëDetails

“Kurti njihet për eliminim”-Haradinaj ia përmend Kurtit të larguarit nga VV: I erdhi radha Osmanit

“Kurti njihet për eliminim”-Haradinaj ia përmend Kurtit të larguarit nga VV: I erdhi radha Osmanit
08/04/2026 - 22:04

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për praktika të eliminimit të figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje. Haradinaj tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, zbulohen detaje të reja arrestohet edhe një person!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë