Alban Zogaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me vendimin që pritet të merret më 8 gusht nga Gjykata Kushtetuese shpreson se ky institucion do të ofrojë zgjidhje – dhe madje edhe bartje të të drejtës “eksluzive” të partisë së parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ç’gjë Vetëvendosja ka dështuar ta zgjedhë për katër muaj.
“Ne presim, nuk do ta paragjykojmë, por kemi besim dhe shpresë që një zgjidhje do të jepet. Dhe kjo zgjidhje do të ishte, që në një farë forme të përcillet edhe praktike e zgjedhjes së qeverisë.
Kur për 30 ditë nuk mundet fituesi i zgjedhjeve me i kriju institucionet edhe me krjiju qeverinë, atëherë i jepet rasti të tjerëve. Atyre që mundësi me i bë bashkë 61 vota. E njëjta do të duhej të ndodhte me Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Zogaj në RTV Dukagjini.
“Jemi fut në një fazë që ka shumë pikëpyetje. Pra kjo është e paprecedentë çka po ndodh aktualisht. Kemi një pauzim të Kuvendit, deri më datë 8 gusht. Më 8 gusht shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do t’i jep një drejtim kësaj situatë. Se përndryshe do të futemi në një ‘limbo’ pa rezultat”, ka thënë Zogaj.