Moderatori dhe aktori i njohur Jeton Zogjani, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, duke e quajtur atë “njeri të lig dhe të paditur”.
Përmes një postimi publik, ai ka shprehur pakënaqësinë pas dështimit të seancës së 46-të të Kuvendit, duke e akuzuar Deharin se po pengon zhvillimin normal të procesit parlamentar.
Sipas tij, Dehari vazhdon të insistojë në mbajtjen e një votimi të fshehtë, pavarësisht mungesës së vazhdueshme të kuorumit dhe dështimeve të njëpasnjëshme të seancave.
Në reagimin e tij publik, Zogjani shprehet:
“I paditur, i papërmbajtur, thjesht – me të gjitha këto vite mbi supe – burrë i lig!”