Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ZRRE-ja reagon pasi Komercialja ua pezulloi vendimin për treg të hapur të energjisë elektrike

24/06/2025 - 16:31
në Lajme
A A
Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se, pas fillimit të zbatimit të dispozitave ligjore që rregullojnë hapjen e tregut të energjisë elektrike, konsumatorët individualë dhe disa Oda Ekonomike kanë parashtruar padi pranë gjykatave kompetente, konkretisht në Gjykatën Komerciale të Kosovës dhe në Gjykatën Themelore, me kërkesa për pezullimin e Njoftimit për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike, i cili i ka pasur karakter informues.

Përmes një reagimi zyrtar, ZRRE-ja deklaroi se, në të gjitha proceset e konflikteve administrative të inicuar nga palët në procedurë, gjykatat kompetente kanë refuzuar si të pabazuara kërkesat për pezullimin e zbatimit të Njoftimit për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike.

“ZRRE-ja informon publikun se Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative me Aktvendimin A. nr. 1839/2025 të datës 19.06.2025, ka refuzuar propozimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë të datës 12.03.2025, i cili ka pasur karakter informues.

Deri më tani, vetëm në një rast të veçantë për përgjigje Individuale që ka të bëj me kriteret për furnizim me energji elektrike në kuadër të shërbimit universal, ku ZRRE me datën 03.06.2025 i ka kthyer përgjigje dhe ndaj përgjegjës/njoftimit së ZRRE është parashtruar Padi me kërkesën për pezullim të këtij Njoftimi. Gjykata Komerciale, përmes aktvendimit KA .nr. 283/25 ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditësit, por kjo nuk nënkupton pezullimin e procesit të hapjes së tregut” thuhet në njoftim.

Nga ky organ thonë se do ta shfrytëzojnë të drejtën e ankesës në instancat më të larta gjyqësore, “gjithmonë në funksion të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe vazhdimit të zbatimit të reformave strukturore në sektorin e energjisë, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Ligji nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike”.

“ZRRE rithekson se procesi i liberalizimit është i bazuar në dispozitat e Ligjit për Energjinë Elektrike Nr. 05/L-085, dhe në vendimin përkatës të ZRRE-së për daljen në treg të hapur për ndërmarrjet ekonomike, të cilat tejkalojnë njërin nga kriteret e përcaktuara: më shumë se 50 të punësuar ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro.

ZRRE mbetet e përkushtuar për të garantuar një treg funksional, konkurrues dhe të drejtë për të gjithë pjesëmarrësit në sektorin e energjisë, duke ofruar transparencë të plotë dhe mbrojtje të interesit public” thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Rutte deklarohet për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve – detaje
Lajme

Rutte deklarohet për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve – detaje

24/06/2025 - 20:47
Vitia: Prishtina ka nevojë për Hajrullah Çekun
Lajme

Vitia: Prishtina ka nevojë për Hajrullah Çekun

24/06/2025 - 20:24
Mustafa: Injorojeni propagandën, qëndrimi i LDK’së është që ura duhet të hapet – bindini ushtarët e NATO’s
Lajme

Mustafa: Kurti nuk dëshiron ta bëjë Haxhiun kryetare të Kuvendit

24/06/2025 - 20:14
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturimet ndërkombëtare
Lajme

Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturimet ndërkombëtare

24/06/2025 - 19:59
Vetëvendosje njofton se Jeton Raka do të jetë kandidat për kryetar të Kaçanikut
Lajme

Vetëvendosje njofton se Jeton Raka do të jetë kandidat për kryetar të Kaçanikut

24/06/2025 - 19:55
Skandaloze: Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, i del në përkrahje kompanisë ‘Meka’, të cilës iu zbuluan mbi 20 tonë mish me salmonelë nga AUV i ministrisë së Pecit
Kryesore

Skandaloze: Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, i del në përkrahje kompanisë ‘Meka’, të cilës iu zbuluan mbi 20 tonë mish me salmonelë nga AUV i ministrisë së Pecit

24/06/2025 - 19:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Kompanisë MEKA që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish të bardhë me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

    SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Del edhe një grant tjetër i dyshimtë në vlerë 100 mijë euro: Kjo është lidhje e Pecit me fituesin

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • DASH paralajmëron qytetarët për rrezik nga terrorizmi dhe trazirat në Veri të Kosovës

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Mozzik “thumbon” Labin pasi ia dha një mijë euro punëtorit të KEK’ut?

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore!

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë