Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ZRRE tregon se kur pritet vendimi për shtrenjtimin e rrymës

26/02/2026 - 09:22
në Lajme
A A
ZRRE tregon se kur pritet vendimi për shtrenjtimin e rrymës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka kaluar afër një muaj që kur tre operatorët energjetikë kërkuan rritje të tarifave të energjisë elektrike.

KEDS, KESCO, dhe KOSTT, javë më parë, iu drejtuan Zyrës së Rregullatorit të Energjisë elektrike, me kërkesë që të ndryshohen çmimet e rrymës.

Kjo thirrje duket se është akoma në proces e sipër të shqyrtimit nga ZRRE.

“Vlerësimi i këtyre aplikacioneve është në proces dhe po kryhet nga ekspertët e ZRRE-së, përmes analizës së detajuar teknike dhe financiare, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi. Pas përfundimit të vlerësimit, raportet përkatëse dhe propozimet tarifore do të publikohen dhe do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejme, përfshirë konsultimin publik, para marrjes së çdo vendimi final”, thuhet nga ZRrE.

Por cili pritet të jetë vendimi i ZRRE-së?

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk do të ketë rrugëdalje tjetër, përpos të ngrit edhe një herë tarifat e energjisë elektrike, konsumatorëve të Republikës së Kosovës”, shprehet Adhurim Haxhimusa-ekspert i energjetikës.

Madje sipas ekspertit të energjetikës, Adhurim Haxhimusa kjo po ndodh për shkak të disa telasheve në prodhimin e energjisë nga KEK.

“Rritja e kostos së energjisë elektrike në 2025 është edhe si rezultat i renovimit të një blloku të Kosovës B. Ky bllok ishte për një kohë të gjatë jashtë funksionit dhe Kosova u detyrua të importojë energji elektrike më shumë se sapo të ishte ky bllok në funksion”, vlerëson Haxhimusa.

Rritje të tarifave të energjisë elektrike presin edhe nga grupi “Asnjë cent më shumë”.

Por nëse ndodh një gjë e tillë, pritet që të organizohen edhe protesta.

“Jemi në diskutime për masat apo hapat të cilat ne do të ndërmarrim si iniciativë qytetare për të kundërshtuar këtë vendim sepse e dimë që do të ketë pasoja të mëdha, qoftë për njerëzit apo për bizneset që jetojnë dhe punojnë këta njerëz. E normalisht që nuk do të heshtim, janë në plan edhe protestat, edhe aktivitet të tjera, për ta kundërshtuar këtë vendim”, thotë Luan Hasanaj.

KESCO ka kërkuar rritje mbi 20 për qind të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026, duke u thirrur në rritjen e kostove operative dhe nevojën për sigurim të furnizimit të qëndrueshëm me energji.

JU REKOMANDOJMË

Mbi 4 mijë euro false të deponuara, banka në Prishtinë e raporton rastin në polici

Mbi 4 mijë euro false të deponuara, banka në Prishtinë e raporton rastin në polici
26/02/2026 - 10:24

Përfaqësuesja e një banke komerciale në Prishtinë ka raportuar në polici se klientët e bankës kanë deponuar nga marsi i vitit të kaluar deri më sot bankënota dhe...

Më shumëDetails

Lladrovci: Oferta e Kurtit për familjen Jashari, nuk duket e sinqertë

Lladrovci: Mosmarrëveshja do të jetë epilogu në Bruksel, e rëndë ta shohësh Kurtin të ketë disfata nga ata të cilët i mundem me diplomaci
26/02/2026 - 10:18

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, tha se emri i familjes Jashari nuk duhet të përdoret për interesa politike dhe se respekti ndaj tyre duhet të mbetet mbi çdo...

Më shumëDetails

Vlora Çitaku përkujton 90-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit: “Liria është amanet”

Vlora Çitaku përkujton 90-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit: “Liria është amanet”
26/02/2026 - 10:08

Vlora Çitaku ka përkujtuar 90-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të veçanta dhe më të rëndësishme të historisë së...

Më shumëDetails

Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi në sallën e gjyqit për akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Shkarkohet Nagip Krasniqi
26/02/2026 - 09:56

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në seancën...

Më shumëDetails

“Kurti ka kërkuar vota për Glaukun që të bëhet president”

“Kurti ka kërkuar vota për Glaukun që të bëhet president”
26/02/2026 - 09:51

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit ka folur për përdorimin e emrit të familjes Jashari në proceset politike.Ai ka kritikuar mënyrën se si disa liderë po përpiqen të përfitojnë...

Më shumëDetails

Gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve, Gjykata obligon PSRK-në të sigurojë vendimet e EULEX-it për statuset e dëshmitarëve të propozuar

Gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve, Gjykata obligon PSRK-në të sigurojë vendimet e EULEX-it për statuset e dëshmitarëve të propozuar
26/02/2026 - 09:34

Prishtinë– Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën nisi rishtazi gjykimi në rastin ku për krim të organizuar dhe vepra tjera penale po akuzohen Sami Lushtaku, Ismet Haxha,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Ajvaz Muzaqi

    Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    238 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 60
  • Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Ngrihet aktakuzë për tri raste të fajdes ndaj pronarit të auto “Royal” – Nga “Porsche ” te detyrimi për shitje të 1 hektari tokë midis Prishtinës, ja për çka dyshohet Kreshnik Dervishi

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    773 Shpërndaje
    Shpërndaje 309 Tweet 193

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë