Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zv.Kryeprokurori i PSRK: Po hetohen ministra, kryetarë komunash e drejtues të agjencive – 390 raste të korrupsionit

16/01/2026 - 19:50
në Lajme
A A
Zv.Kryeprokurori i PSRK: Po hetohen ministra, kryetarë komunash e drejtues të agjencive – 390 raste të korrupsionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe udhëheqësi i Departamentit për hetimin e korrupsionit dhe krimit financiar, Valdet Gashi, ka thënë se në këtë departament po hetohen 390 raste të dyshimta për korrupsion në nivelin e lartë.

Sipas tij, ndër këto raste hetime po kryhen ndaj ministrave, kryetarë të komunave e drejtorë të agjencive të ndryshme.

“Nëse i referohemi statistikave, në vitin 2025… tash kemi hy më 2026, kemi hy me një numër prej 390 rastesh aktive në Departamentin për korrupsion dhe krim financiar. Pra 390 raste po hetohen”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Gashi ka thënë se ky departament me 11 prokurorë ka treguar efikasitet të lartë në kryerje të rasteve. Ai ka thënë se ndër vite ka rritje të rasteve të pranuara për dyshime për korrupsion të nivelit të lartë.

“Nëse i referohemi Ligjit për Prokurorinë Speciale aty shihet se Prokuroria Speciale heton rate të korrupsionit të nivelit të lartë. Pra të gjitha rastet që ka në trajtim janë raste të korrupsionit të nivelit të lartë. Korrupsioni i nivelit të lartë përfshin kryerësit e veprave penale që kanë të bëjnë me korrupsion zyrtar nga presidenti e deri te një zyrtar kryesor administrativ në cilindo institucion. Pra aty hyjnë presidenti, kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat, zëvendësministrat, deputetët, kryetarët e komunave, drejtorët e agjencive kryesore në vend, udhëheqës të prokurimeve e zyrtarët kryesorë administrativë”, ka thënë fillimisht ai.

I pyetur nëse ka ministra e kryetarë të komunave që po hetohen, Gashi e ka pohuar.

“Po. Ka, e pohoj që ka, edhe ministra edhe kryetarë të komunave, por edhe drejtorë të agjencive kryesore në Kosovë”, ka thënë ai.

Gashi ka vlerësuar se këtij departamenti për të rritur efikasitetin edhe më shumë i duhen edhe pesë prokurorë të tjerë.

JU REKOMANDOJMË

Ramadani: Përfundimi i procesit në Hagë duhet të jetë me lirim
Lajme

Ramadani: Përfundimi i procesit në Hagë duhet të jetë me lirim

16/01/2026 - 20:47
Faton Peci emëron drejtor të Kadastrit Nazmi Kelmendin, ish drejtorin komunal të Ilir Pecit të PDK-së
Lajme

Faton Peci emëron drejtor të Kadastrit Nazmi Kelmendin, ish drejtorin komunal të Ilir Pecit të PDK-së

16/01/2026 - 20:27
Edi Rama reagon ashpër, pas vendimit të Britanisë për të dëbuar 700 familje shqiptare
Lajme

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve: I kemi 140 vetë, mund të reduktohet në 100

16/01/2026 - 19:35
Macron e Meloni për dialog me Putinin, Starmer refuzon
Lajme

Macron e Meloni për dialog me Putinin, Starmer refuzon

16/01/2026 - 19:29
Trump kërcënon me tarifa të reja vendet që kundërshtojnë marrjen e Greenlandës nga ana e SHBA’ve
Lajme

Trump kërcënon me tarifa të reja vendet që kundërshtojnë marrjen e Greenlandës nga ana e SHBA’ve

16/01/2026 - 19:24
Canaj për rinumërimin: Edhe pas kësaj mund të ketë ankesa, lehtësisht mund te futemi në bllokadë
Lajme

Canaj për rinumërimin: Edhe pas kësaj mund të ketë ankesa, lehtësisht mund te futemi në bllokadë

16/01/2026 - 19:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Specialja merr vendim për Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • E papritur, puthje mes Labit dhe Bias ndez shtëpinë(VIDEO)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Prekëse: Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë