Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zvicra me 5.3 milionë të punësuar, vetëm 237 mijë pa punë

19/08/2025 - 18:49
në Ekonomi, Lajme
A A
Zvicra me 5.3 milionë të punësuar, vetëm 237 mijë pa punë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

ë tremujorin e dytë të vitit 2025, numri i të punësuarve në Zvicër u rrit me 0,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, norma e papunësisë sipas përkufizimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) u ngjit në 4,6%. Në Bashkimin Evropian kjo normë shënoi një rënie të lehtë, duke arritur në 5,8%. Këto të dhëna dalin nga Anketa e Forcave të Punës në Zvicër (SAKE), e publikuar nga Zyra Federale e Statistikave (BFS).

Të punësuarit në Zvicër

Në këtë periudhë, 5,361 milionë persona ishin të punësuar në Zvicër (+0,6% krahasuar me vitin paraprak). Tek burrat u shënua rritje prej 0,4%, ndërsa tek gratë 0,8%. Të shprehur në ekuivalentë me kohë të plotë, numri i të punësuarve u rrit me 0,5%. Krahasuar me tremujorin e parë 2025, shifrat mbetën pothuajse të pandryshuara.
Forca punëtore zvicerane dhe e huaj

Numri i punëtorëve të huaj u rrit me 2,3% duke arritur në 1,873 milionë, ndërsa numri i punëtorëve me shtetësi zvicerane ra me 0,3% (3,488 milionë). Tek të huajt, rënie prej 6,1% u shënua tek personat me lejeqëndrim afatshkurtër (Ausweis L, më pak se 12 muaj), ndërsa rritje u regjistrua tek mbajtësit e lejes B/L (+5,6%), tek punëtorët kufitarë (+1,7%) dhe tek mbajtësit e lejes së përhershme C (+0,7%).

Papunësia në Zvicër dhe BE

Në tremujorin e dytë 2025, 237 mijë persona ishin të papunë sipas ILO (+34 mijë më shumë se një vit më parë). Norma e papunësisë arriti në 4,6% (nga 4,0% në vitin 2024). E rregulluar sipas sezonit, norma u rrit nga 4,5% në 4,9% krahasuar me tremujorin paraprak. Në BE ajo ra në 5,8% dhe në Eurozonë në 6,1%.

Papunësia te të rinjtë

Tek grupmosha 15–24 vjeç, papunësia në Zvicër u rrit nga 5,9% në 7,6%. Në të kundërt, në BE dhe Eurozonë u shënua ulje (BE: nga 14,7% në 14,6%; EZ20: nga 14,4% në 14,0%).

Papunësia sipas karakteristikave

Norma u rrit si tek burrat (3,8% → 4,6%) ashtu edhe tek gratë (4,2% → 4,6%). Për grupmoshën 25–49 vjeç u rrit në 4,9%, ndërsa tek 50–64 vjeç ra në 3,5%.

Personat me arsim të mesëm: +1,1 pikë (3,6% → 4,7%) Personat me arsim të lartë: +0,5 pikë (3,0% → 3,5%) Pa arsim pas shkollës së obliguar: rënie (7,9% → 7,7%)

Rritje u regjistrua si tek shtetasit zviceranë (2,8% → 3,3%), ashtu edhe tek të huajt (6,9% → 7,7%). Tek shtetasit e BE/EFTA norma ishte 5,9%, ndërsa tek shtetasit nga vendet e treta 12,1%.

Papunësia afatgjatë

Në këtë periudhë, 81 mijë persona ishin të papunë për më shumë se një vit (+6 mijë krahasuar me vitin 2024). Megjithatë, pjesa e tyre ndaj totalit ra nga 37,2% në 34,2%. Mesatarja e kohëzgjatjes së papunësisë ra nga 242 në 188 ditë.

Puna me kohë të pjesshme dhe nën-punësimi

Pjesa e të punësuarve me kohë të pjesshme arriti në 38,9% (1,899 milionë persona, +16 mijë në krahasim me vitin e kaluar). Ndër ta, 277 mijë persona ishin të nën-punësuar (dëshironin të punonin më shumë dhe ishin të disponueshëm menjëherë). Norma e nën-punësimit ishte 5,4% (+0,1 pikë)./Albinfo/

JU REKOMANDOJMË

Storie suksesi: Drena Kusari nga Kosova emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Storie suksesi: Drena Kusari nga Kosova emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft
19/03/2026 - 10:37

Ekspertja shqiptare në industrinë globale të teknologjisë, Drena Kusari, ka njoftuar se ka marrë një rol të ri të rëndësishëm në gjigantin teknologjik Microsoft. Përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Njësi që trajnuan Radoiçiqin për sulmin në Banjskë

Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
19/03/2026 - 10:34

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me stërvitjen e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën, gjatë ditës së mërkurë. Para mediave, shefi i qeverisë këto ushtrime i quajti...

Më shumëDetails

Ligji për të Huajt, Kurti: Veç po e zbatojmë ligjin e para 13 vjetëve

Ligji për të Huajt, Kurti: Veç po e zbatojmë ligjin e para 13 vjetëve
19/03/2026 - 10:27

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt.Kurti tha se qeveria thjesht po e zbaton ligjin në bashkëpunim me...

Më shumëDetails

Përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë

Përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë
19/03/2026 - 10:21

Është bërë përurimi i segmentit të rrugës Vushtrri–Prishtinë. Në përurimin e këtij segmenti të rrugës po marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës...

Më shumëDetails

Mustafa: Kurti synon zgjedhjet në korrik, s’ka guxim ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë

Mustafa: Kurti synon zgjedhjet në korrik, s’ka guxim ballafaqimin vetëm me qytetarët që jetojnë në Kosovë
19/03/2026 - 10:14

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka deklaruar se dërgimi i dekretit të presidentes Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka për qëllim...

Më shumëDetails

Bora bllokon kétë rrugë në Kosovë

Bora bllokon kétë rrugë në Kosovë
19/03/2026 - 10:12

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë mbetet e mbyllur për qarkullim. “Ju njoftojmë se rruga Pejë- PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas ende mbetet e mbyllur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë