Gjendja në pikat kufitare është më e qetë pasdite.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat që po zgjasin më së shumti janë 10-15 minuta për të hyrë në Kosovë në pikëkalimin kufitar në Jarinje dhe në Vërmicë.
Ndërkaq, pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë ka edhe në Dheun e Bardhë. Ndërkaq për dalje në po të njëjtën pikë është 30-40 minuta.
Përditësimi është i orës 16:31. /Insajderi.org/