Më 2 mars FFK-ja i shpalli zgjedhjet e reja që është paraparë të mbahen më 6 prill, datë kur pritet të zgjedhet edhe kryetari i ri i FFK-së.
Zyra Ligjore e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport ka pranuar një kërkesë për opinion ligjor nga zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi, se me rastin e Shpalljes së mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të FFK-së “a janë respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të FFK-së dhe se ky veprim a ka cenuar ndonjë dispozitë të Ligjit për Sport”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Veriu.info.
Veriu.info ka siguruar opinionin ligjor të zyres ligjore të MKRS-së, të kthyer më 17.03.2022 zëvendës-Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së.
Zyra Ligjore ka nxjerrë opinion ligjore, ku ka konstatuar se FFK nuk ka respektuar dispozitat e Ligjir nr. 2003/24 dhe udhëzimin administratov nr. 02/2015, raporton Veriu.info.
Po ashtu ndër shkeljet e tjera ligjore, konstatohet se FFK ka shkelur edhe paragrafin 3 të nenit 39 të statutit të FFK-së.
Veriu.info ju sjellë opinionin e plotë të zyres ligjore të MKRS-së në lidhje me thirrjen e Kuvendit Zgjedhor të FFK-së:















