Alain Giresse është trajneri i ri i kombëtares së Kosovës, ai është prezantuar para mediave në një konferencë për shtyp e thirrur nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Giresse është pasuesi i zviceranit Bernard Challandes, i cili u shkarkua muaj më parë për shkak të rezultateve shumë të dobëta gjatë vitit 2021.
Dy miqësoret e muajit mars, ato ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës do të jenë testet e para për francezin në krye të Kosovës.
Ndryshe, Giresse ka një karrierë të gjatë futbollistike ku ka luajtur për Bordeaux nga viti 1970 deri më 1986. Vitet e tij të fundit si futbollist në pozitën e mesfushorit ai i kalojë të Marseille ku luajti nga viti 1986 – 1988.
Ai ka pasur edhe 47 paraqitje për Francën në karrierën e tij.
Si trajner ai për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).
Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19.
Një statistikë tejet e rëndësishme nuk flet në favor të Giresses, pasi ka pauzuar për tre vite dhe do t’i duhet kohë derisa të rikthehet në nivelin e tij të lartë të taktikave.












