Sulmuesi kosovar Arbër Zeneli ka vazhduar kontratën me Stade de Reims deri në qershor të vitit 2025.
Arbër Zeneli e zgjat kontratën e tij në Stade de Reims edhe për dy vite, pra deri në vitin 2025. Në moshën 27 vjeçare, sulmuesi ndërkombëtar kosovar shënoi dy gola dhe dha tre asistime vendimtare këtë sezon në Ligue 1 në 8 paraqitje.
Para pak çastesh ekipi i Ligue 1 njoftoi vazhdimin e kontratës së kosovarit deri në qershor të vitit 2025.
Ja njoftimi:











