Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtare/Policia e Kosovës thotë se zyrtarët policor duhet ta bartin kapelat gjatë punës në terren

03/03/2024 - 15:57
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Zyrtare/Policia e Kosovës thotë se zyrtarët policor duhet ta bartin kapelat gjatë punës në terren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme nga qytetarët e Kosovës, besim të cilin e kanë fituar me punë e profesionalizëm që prej themelimit e deri më sot. Por sikurse edhe në organizata apo institucione tjera shtetërorë, jo gjithëherë punonjësit e tyre zbatojnë rregullat e përcaktuara me akte ligjore që e rregullojnë marrëdhënien e tyre të punës.

Veriu.info ka hulumtuar çështjen e rregullave të sjelljes së zyrtarëve policor në publik, duke gjetur se zyrtarë të caktuar policisë nuk po i zbatojnë aktet e brendshme të këtij institucioni që rregullojnë çështjen e bartjes së uniformës.

Një shkrim i ilustruar me fotografi nga Veriu.info më datën 3 shkurt 2024, ku raportohej se si zyrtarë policor në Mitrovicë gjatë patrullimit nuk bartnin kapelat, edhe pse e kanë obligim ligjor, kishte ngjalluar reagime të shumta.

Për të qenë sa më korrekt me lexuesit dhe standardet e gazetarisë pas reagimeve, Veriu.info kishte drejtuar pyetje në adresë të policisë së Kosovës, duke i pyetur se “Ne baze te rregullatives ligjore, a e kane obligim ligjor zyrtaret policor te njesive patrulluese qe ta mbajne ne kokë te vendosur kapelen policore gjate punes se tyre ne terren?”

Në këtë pyetje përgjigja e policisë ka qenë konkrete, ku thuhet se zyrtarët policor duhet të bartin kapelën.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se standardet e uniformës për zyrtarët policorë janë të përcaktuara me dokumentet e brendshme të Policisë së Kosovës si Rregulloren për Administratë dhe Personel si dhe Udhëzimin Administrativ për Marrëdhënie të Punës dhe gjatë detyrës zyrtare, uniforma përfshirë edhe kapela duhet të bartet bazuar në këto standarde”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Veriu.info.

(Veriu.info do të vazhdoj monitorimin e zbatimit të rregullativës ligjore, që obligon zyrtarët policor ta vendosin në kokë kapelën gjatë punës në terren)

Telefoni kontaktues i Inspektoratit Policor: 080003333

JU REKOMANDOJMË

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

“Pse është atraktive për ju të strehoni kriminelët tanë?”, gazetarët danezë e pyesin Osmanin për marrëveshjen me të burgosur
12/11/2026 - 23:09

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur në Kanal 10 për shkeljet të shumta në institucionet e nivelit lokal e qëndror, prej komunave e deri të Qeveria, transmeton...

Më shumëDetails

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!
12/11/2026 - 22:31

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet të premten, më 13 nëntor, duke filluar nga...

Më shumëDetails

Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi
12/11/2026 - 22:27

Veriu.info sot ka raportuar ekskluzivisht se si Ibrahim Gërbeshi dhe Albin Gërbeshi i kanë sulmuar fizikisht dy persona në Vushtrri deri sa ishin duke ecur në trotuar, ku...

Më shumëDetails

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në këtë komunë

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në këtë komunë
12/11/2026 - 22:20

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual qeverisës në këtë komunë. Lajmin e ka bërë të...

Më shumëDetails

Asnjë shqiptar në 80 punësimet e reja në Spitalin e Kumanovës

Asnjë shqiptar në 80 punësimet e reja në Spitalin e Kumanovës
12/11/2026 - 21:54

Asnjë shqiptar në mesin e dhjetëra të punësuarve në Spitalin e Kumanovës. Punësimet e fundit në këtë institucion kanë hapur debat për përfaqësimin etnik, ndërsa drejtori Sasho Stoshevski...

Më shumëDetails

“Të votohet apo të nisë nga zero”, Kadri Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen

“Të votohet apo të nisë nga zero”, Kadri Kryeziu tregon dy mundësitë për Ligjin për Specialen
12/11/2026 - 21:17

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Ligji për Dhomat e Specializuara, pas kthimit nga presidentja Justina Shiroka-Pula në Kuvend për rishqyrtim, nuk mund të amandamentohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    365 Shpërndaje
    Shpërndaje 146 Tweet 91
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Rrahen mes vete Kobra dhe Andi Pajaziti në Burgun e Sigurisë së Lartë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Vjedhje me “stil” në një pikë të “Viva Fresh-it, i riu planifikon çdo detaj – arkëtarja mbetet e shokuar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë