Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtare: VV kandidon Glauk Konjufcën për President, e lë në lloç Vjosa Osmanin

04/03/2026 - 17:04
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti pritet ta propozojë Konjufcën për president, refuzon Osmanin?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka vendosur që Glauk Konjufca të jetë kandidat për president të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur me një postim, duke thënë se do të propozojë Konjufcën për këtë post.

VV nuk e ka rikandiduar Vjosa Osmanin për mandatin e dytë, të cilën Albin Kurti e kishte bashkëpunëtore në zgjedhjet e vitit 2021, por që kishte edhe koalicion me 28 dhjetor 2025 me GUXO, parti kjo e themeluar nga Vjosa Osmani, por që tash udhëhiqet nga Faton Peci e Donika Gervalla, raporton Veriu.info.

Njoftimi i plotë:

Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat i një bllokade mbi dhjetëmujore, përveçse u mbajtën në një afat të afërt kohor, dhanë gjithashtu rezultatin më të qartë në historinë e Kosovës së pasluftës. Qytetarët folën fuqishëm kundër bllokimit të shtetit dhe në favor të themelimit të institucioneve.

Në përputhje me këtë rezultat, pa asnjë vonesë u konstituuan dy institucionet themelore të vendit, Kuvendi dhe Qeveria, ndërsa procesi i radhës që kemi përpara është ai i zgjedhjes së Presidentit.

Duke pasur parasysh përcaktimet politike të subjekteve parlamentare, si subjekt fitues, propozuam që vendit t’i ofrojmë një kandidat konsensual për President. Për këtë arsye, ftuam disa herë radhazi në takim subjektet më të mëdha opozitare, me synimin për të gjetur emra dhe propozime rreth të cilëve do të mund të ndërtonim pajtim për këtë pozitë, për zgjedhjen e së cilës kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në sallë.

Pavarësisht insistimit tonë, nga këto subjekte nuk morëm asnjë propozim konkret, ndërsa u refuzuan edhe ofertat tona me emra të caktuar.

Subjekti ynë politik është i bindur se në vendin tonë ka shumë emra të denjë për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore, rreth të cilëve do të mund të ndërtohej një pajtueshmëri për të ecur përpara. Në këtë fazë, zgjedhjet e reja do të ishin krejtësisht të panevojshme.

Në këto rrethana, Lëvizja VETËVENDOSJE!, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, z. Glauk Konjufca.

Në të njëjtën kohë, i ftojmë edhe njëherë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat. Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar.

Jemi të bindur se kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të gjejmë pajtueshmëri për të ecur përpara.

JU REKOMANDOJMË

Glauk Konjufca kandidat për president, reagon ashpër LDK

Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje
04/03/2026 - 18:04

Pak minuta më parë Lëvizja Vetëvendosje informoi se Gluk Konjufca do të jetë kandidat për president të vendit. Mirëpo duket se VV-ja nuk do të ketë përkrahjen e...

Më shumëDetails

”Tradhëtarë, kurrë më votë, marre ju qoftë, haram vota, ku është Vjosa”, përkrahësit dhe votuesit e bombardojnë VV-në me komente!

”Tradhëtarë, kurrë më votë, marre ju qoftë, haram vota, ku është Vjosa”, përkrahësit dhe votuesit e bombardojnë VV-në me komente!
04/03/2026 - 17:25

Vendimi i Lëvizja Vetëvendosje për të propozuar Glauk Konjufca si kandidat për President të Kosovës ka nxitur reagime të forta nga mbështetës dhe votues të kësaj partie në...

Më shumëDetails

Sjellja e Kurtit me Osmanin, edhe Andi Bushati rreshtohet kundër Vetëvendosjes

Sjellja e Kurtit me Osmanin, edhe Andi Bushati rreshtohet kundër Vetëvendosjes
04/03/2026 - 16:59

Gazetari nga Tirana, Andi Bushati, një kritik i rreptë i regjimit të Edi Ramës por edhe një përkrahës i qeverisë së Albin Kurtit, si rrallëherë e ka kundërshtuar...

Më shumëDetails

Me kërkesë të VV’së caktohet seanca për Presidentin, në këtë orë mbahet?

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
04/03/2026 - 16:52

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje lidhur...

Më shumëDetails

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president

Arsim Bajrami vihet në dispozicion për President, u shkruan letër katër liderëve partiakë
04/03/2026 - 16:41

Profesori universitar, Arsim Bajrami nuk do të jetë kandidat për të parin e shtetit. Kjo është bërë e ditur nga vetë Bajrami përmes një postimi në rrjetin social...

Më shumëDetails

Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë
04/03/2026 - 16:19

Pamjet e rrahjes së gazetarit Burim Pacolli tashmë janë publikuar. Reperi Mossi bashkë me shokë shihen se si ia kanë zënë pritën gazetarit dhe e sulmojnë.

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • TehnoBurimi shpallë konkurs për 5 shoferë me përvojë pune

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë