Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

1 milion e 515 mijë € për deputetët pa asnjë ligj të miratuar, askush s’hoqi dorë nga paga

28/11/2025 - 18:06
në Lajme
A A
1 milion e 515 mijë € për deputetët pa asnjë ligj të miratuar, askush s’hoqi dorë nga paga
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetët e legjislaturës së lX e cila u shpërbë më 20 nëntor, nuk e miratuan asnjë ligj, pas konstituimit nuk u arrit të formohet Qeveria e te funksionalizohet krejtësisht Kuvendi.

Ata punuan pak e hiq por fituan shumë – 7 rroga të plota i morën nga Kuvendi. Disa edhe një pagë të muajit prill, 8 paga të plota, raporton RTV Dukagjini.

Nga 19 prilli e deri më 20 nëntor sa zgjati mandati i 120 deputetëve, buxhetit të Kosovës pagat dhe mëditjet e tyre, i kushtuan 1 milion e 515 mijë e 490 euro.

Këto të dhëna Dukagjini i ka siguruar përmes qasjes në dokumente publike të Kuvendit.

Mesatarisht një deputet, me pjesëmarrje pesë minutëshe në seancë, për 7 muaj i mori rreth 13 mijë euro.

Ndonëse mandatin e deputeti e morën më 20 prill, një pjesë e legjislaturës ishin deputet e një pjesë ishin pjesë e Qeverisë, gjë që bëri që në listën e pagave të jenë 50 deputetë, që nuk mbetën pa një pagë të plotë, mbi 95 mijë euro gjithsej.

Por, muaji maj në kontot e 120 deputetëve i solli pagat e plota, 1859 euro pagën bazë, dhe shtesat varësisht prej përvojës.

Gati 235 mijë euro paga u ekzekutuan në muajin maj.

Edhe në qershor kosto për 120 deputetët nuk ndryshoi shumë, të gjithë së bashku i morën rreth 200 mijë euro.

Edhe për muajt, korrik, gusht e shtator, shuma e paguar për çdo muaj, për pagat e 120 deputetëve silelt tek vlera 200 mijë euro.

Për udhëtime jashtë shtetit, shuma e paguar është simbolike. 588 euro mëditje për udhëtime në Londër dhe Gjermani u paguan për tre deputetë.

Për udhëtimin në Londër, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputeti serb, Nenad Rashiq u paguan nga 234 euro.

Ndërkaq për udhëtimin zyrtar në Gjermani, Emilija Redzepi mori 120 euro mëditje.

Megjithëse, legjislatura e lX për krejt çka do të mbahet ne mend është kryesisht bllokada e gjatë për muaj rresht, asnjë deputet i saj nuk hoqi dorë nga paga.

Bllokada e parë e më e gjata erdhi për emrin e kryetarit të Kuvendit pastaj për nënkryetarët e komuniteteve dhe krejt në fudn u dështua dy herë të votohet qeverinë, një herë Albin Kurti e pastaj edhe mandatari i dytë, Glauk Konjufca.

Si rrjedhojë e kësaj, me dekret Presidentja Osmani me 20 nëntor e shpërndau legjislaturën që nuk e miratoi asnjë ligj, duke i shpallur zgjedhjet e parakohshme në fund të vitit.

JU REKOMANDOJMË

Refuzohet dëshmia e Bislim Zyrapit: Gjyqtarët e Speciales në linjë me Prokurorinë, i pranojnë pesë deklarata për vlerësim të besueshmërisë
Kryesore

Refuzohet dëshmia e Bislim Zyrapit: Gjyqtarët e Speciales në linjë me Prokurorinë, i pranojnë pesë deklarata për vlerësim të besueshmërisë

28/11/2025 - 18:02
Orban tenton të shpëtojë Serbinë, Vuçiq e takon në Suboticë
Lajme

Orban tenton të shpëtojë Serbinë, Vuçiq e takon në Suboticë

28/11/2025 - 17:45
Veç një koalicion zyrtar i deklaruar në KQZ, edhe dy ditë afat për partitë politike
Kryesore

Veç një koalicion zyrtar i deklaruar në KQZ, edhe dy ditë afat për partitë politike

28/11/2025 - 17:38
Gërvalla, Haxhiu e Sveçla shkojnë në Vlorë për 28 Nëntor, e shfrytëzojnë edhe për pak fushatë
Lajme

Gërvalla, Haxhiu e Sveçla shkojnë në Vlorë për 28 Nëntor, e shfrytëzojnë edhe për pak fushatë

28/11/2025 - 17:29
O’Brien për Kosovën e Serbinë: Në veri u krijua hapësira për njerëz të rinj, evropianët të mbajnë qëndrim të vendosur e të bashkuar
Kryesore

O’Brien për Kosovën e Serbinë: Në veri u krijua hapësira për njerëz të rinj, evropianët të mbajnë qëndrim të vendosur e të bashkuar

28/11/2025 - 17:19
Bosch: Seanca për Thaçin më 28 nëntor duhej të ishte shmangur!
Lajme

Bosch: Seanca për Thaçin më 28 nëntor duhej të ishte shmangur!

28/11/2025 - 17:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Plagoset 17 vjeçja E.V. në Vushtrri

    Plagoset 17 vjeçja E.V. në Vushtrri

    334 Shpërndaje
    Shpërndaje 134 Tweet 84
  • I dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares vushtrriase në arrati, policia i gjen armë e fishekë në shtëpi

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Zyra e BE’së reagon pasi Kurti i gjeti paratë për pagat e RTK’së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ministri kapadai i Kurtit vendosi dorën në armë -Për çka po hetohet Elbert Krasniqi?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • E kritikoi publikisht Kurtin, Osmanit i shkon kërkesa për shkarkimin e Vehbi Miftarit – shef i misionit të posaçëm në Vatikan

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë