Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bosch: Seanca për Thaçin më 28 nëntor duhej të ishte shmangur!

28/11/2025 - 17:13
në Lajme
A A
Bosch: Seanca për Thaçin më 28 nëntor duhej të ishte shmangur!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch tha se pajtohet me deklaratat e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se mbajtja e seancës më 28 nëntor ishte një surprizë e pakëndshme për të dhe për shqiptarët.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Bosch citoi Thaçin të ketë thënë se “si çdo popull tjetër, ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat tona kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se mbajtja e kësaj seance më 28 nëntor duhej të ishte shmangu”, duke shkruar se është “dakord” me këtë.

“Thaçi kritikon Dhomat e Specializuara për mbajtjen e seancës më 28 nëntor (media) Të gjitha faqet e lajmeve raportojnë se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, kritikoi Dhomat e Specializuara për mbajtjen e një seance më 28 nëntor. Ai argumentoi se është në interes të gjykatës të mos bëjë gjëra që nuk do të ndodhin në shtetet e palëve përkatëse. “Unë e mirëpres mbajtjen e seancës dhe kjo është arsyeja pse jam këtu sot sepse jam i vendosur të respektoj shtetin e së drejtës. Është në interes të kësaj gjykate që gjërat që nuk mund të ndodhin në shtetet tuaja përkatëse të mos ndodhin as këtu”, tha ai”, shkroi Bosch.

“Si çdo popull tjetër, ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat tona kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se mbajtja e kësaj seance më 28 nëntor duhej të ishte shmangur. Sot çdo shqiptar ka një festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë sonë kombëtare”, argumentoi ai”, shkruhet tutje në reagimin e tij.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mori fjalën në Hagë, për të shprehur revoltën e tij për mbajtjen e seancës pikërisht sot, më 28 Nëntor.

Thaçi iu drejtua gjyqtarit se një seancë e tillë do të duhej evituar dhe nuk duhet lejuar që të tilla gjëra të ndodhin.

Në fund të fjalës së tij, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahet në paraburgim në Hagë, uroi kombin shqiptar për 28 Nëntor.

Thirrja e tij për shqiptarët ishte që të festojnë të bashkuar dhe me krenari.

JU REKOMANDOJMË

Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë

Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë
05/07/2026 - 15:59

Me rastin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e...

Më shumëDetails

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!

Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët u afrohen shtëpive, zjarrfikësit në vendngjarje!
05/07/2026 - 15:53

Një zjarr ka përfshirë fshatin Ballancë në Komunën e Vitisë, ku janë djegur sipërfaqe me bar të thatë. Në vendngjarje ndodhen ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe...

Më shumëDetails

Serwer porosi para aktgjykimit të Hagës: Kosova meriton vlerësim si i trajtoi akuzat, vendimi i padrejtë do të rëndojë mbi Gjykatën

Serwer: Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në Banjskë, s’i duhet shumë për ta destabilizuar Ballkanin
05/07/2026 - 15:22

Paneli i gjykatësve të Hagës tashmë ka caktuar mëngjesin e 16 shtatorit të këtij viti për t’ua kumtuar vendimin e shkallës së parë katër ish- krerëve të UÇK’së,...

Më shumëDetails

Vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin e zhdukur në Prishtinë, nga e enjtja asnjë gjurmë

Vazhdojnë kërkimet për 78-vjeçarin e zhdukur në Prishtinë, nga e enjtja asnjë gjurmë
05/07/2026 - 15:12

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit Xhafer Raqi, i cili është zhdukur që nga e enjtja e kësaj jave në Prishtinë. Nga Shoqata e Kosovës për kërkim-shpëtim...

Më shumëDetails

Nis pas pak protesta në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së, ky është lokacioni

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
05/07/2026 - 15:03

Sot (e diell), në qytetin e Zarës në Kroaci do të mbahet një protestë në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Protestuesit tanimë...

Më shumëDetails

Zjarrfikësi kosovar shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar me Sindromën Down

Zjarrfikësi kosovar shpëton nga mbytja në Golem një 10-vjeçar me Sindromën Down
05/07/2026 - 14:33

Pushimet verore në bregdetin e Golemit mund të kishin përfunduar në një tragjedi të rëndë për një familje nga Istogu. Por falë ndërhyrjes së shpejtë dhe guximit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë