Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

10 mijë euro për një natë në diskotekë: Ku i shpenzoi VV paratë e fushatës?

02/05/2025 - 20:10
në Kryesore, Lajme
A A
10 mijë euro për një natë në diskotekë: Ku i shpenzoi VV paratë e fushatës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në shkurt të këtij viti.

Sipas raportit të publikuar, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar më së shumti para gjatë fushatës, gjithsej 1 milionë e 702 mijë euro.

Të hyra gjatë kësaj periudhe ndërkaq, ka pasur 1 milionë e 112 mijë euro.

Ku i shpenzoi VV paratë?

Sipas raportit, Lëvizja Vetëvendosje shpenzoi rreth 36 mijë euro në paga dhe kompenzime.

Afër 200 mijë euro, partia e parë i shpenzoi në transport, duke përfshirë këtu edhe bileta të aeroplanit, autobusit, trenit, taksit e të tjera.

Mbi 1 milionë e 180 mijë euro, Vetëvendosje i ka shpenzuar në reklama e konferenca, si dhe rreth 42 mijë në blerje të mallrave.

Vetëvendosje ka deklaruar se I shpenzoi mbi 230 mijë euro në shpenzime të përgjithshme si qeraja e lokalit të zyrës, telefonë, internet dhe postë, gjoba e ndëshkime, shpenzime lidhur me donacionet e të tjera.

Të gjitha detajet mund t’i lexoni në dokumentin më poshtë.

Në anën tjetër, VV ka deklaruar se ka paguar mbi 200 mijë euro gjoba e ndëshkime në Panelin zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

VV ia ka dhënë mbi 17 mijë euro edhe kompanisë së njohur që bën sondazhe, UBO Consulting.

Në kohë fushate, duke tentuar të tërheq votuesit e rinj, Vetëvendosje kishte organizuar edhe një ndenjë në një prej diskotekave të njohura në Prishtinë.

Ushqimi dhe pijet aty partisë në pushtet i kanë kushtuar mbi 10 mijë euro.

Për më shumë detaje, klikoni në këtë LINK.

Theksojmë se publikimi i raporteve të deklarimit financiare bëhet sipas Ligjit nr.08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike.

“Sipas këtij ligji, është detyrim ligjor për subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ” – thuhet në njoftimin e KQZ-së.

KQZ ka theksuar se ende nuk është bërë auditimi i raporteve, dhe se të njëjtat mund të pësojnë ndryshime.

“Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, sqarojmë se këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.

Raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 9 shkurt 2025, ashtu si raportet vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2024 që janë publikuar në muajin mars, do t’i nënshtrohen procesit të auditimit” – thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
Lajme

Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë

27/12/2025 - 16:06
U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?
Kryesore

U sanksionua nga Trumpi: Si e pësoi ish-gjykatësi i Gjykatës Speciale?

27/12/2025 - 15:29
Radhë të gjata votuesish në Ambasadën e Kosovës në Shtutgart
Kryesore

Radhë të gjata votuesish në Ambasadën e Kosovës në Shtutgart

27/12/2025 - 15:08
Hamiti: Fitorja e partive tradicionale dhe humbja e VV-së, mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë
Kryesore

Hamiti: Fitorja e partive tradicionale dhe humbja e VV-së, mundësi për ta kthyer Kosovën në rrugë të mbarë

27/12/2025 - 14:46
E zëshmja Jeta Statovci rikandidon për deputete – garon me numrin 17 në listën VV-GUXO
Lajme

E zëshmja Jeta Statovci rikandidon për deputete – garon me numrin 17 në listën VV-GUXO

27/12/2025 - 14:32
Hoxhaj: Ahtisaari do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë dhe popullit tonë
Kryesore

Hoxhaj: Kosova duhet të kthehet aty ku e ka vendin, aleancat me Perëndimin e çojnë në NATO

27/12/2025 - 13:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Zarfi i zi arrin në shtëpi, ja reagimi i Albës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sonte në Prime të Big Brother do të këndojë një kandidat për deputet!

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë