Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqjet para certifikimit të rezultateve.
Vetëm atëherë, qeveria, sipas tij, kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” – derisa të zgjidhet qeveria e re.
Kësisoj, Donika Gërvalla, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Faton Peci, Ejup Maqedonci, Hekuran Murati, Arben Vitia, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, janë disa nga ministrat që kanë fituar votat për t’u zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.