Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘100 ditë keqtrajtim…’, dalin detaje të reja nga historia e sherrit mes Feros dhe Arbenitës

20/07/2023 - 08:44
në ShowBiz
A A
‘100 ditë keqtrajtim…’, dalin detaje të reja nga historia e sherrit mes Feros dhe Arbenitës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marrëdhënia mes Feros dhe Arbenitës ka degraduar deri në përdorimin e dhunës dhe si rezultat, çështja e tyre tanimë ka përfunduar në gjykatë.

Bazuar në raportin e Prokurorisë të siguruar nga Prive, transmeton rajoni.org, aty tregohet se për afro 100 ditë, ndaj modeles janë ushtruar forma të ndryshme të dhunës.

“Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans”, thuhet në raport.

Sipas raportit në fjalë, dhuna fizike nga Fero në drejtim të Arbenitës duket të ketë eskaluar deri në goditje në shpinë, si dhe kërcënim me vrasje.

“Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”, thuhet tutje në raport.

Avokati i Feros ka pranuar se klienti i tij ndodhet në burg, mirëpo ai e ka mohor të ketë pasur përdorim të dhunës, teksa incidentin e ka cilësuar “mosmarrëveshje”.

“Është e vërtetë që ka pasur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati”, ka thënë ai.

“Arbenita vjen fundjavën në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj. Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportave. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka pasur dhunë, asnjë formë e saj”, ka shtuar ai.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, rep artistit Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani.

Lajmin për paraburgosjen e 26-vjeçit për AlbanianPost e ka konfirmuar, zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.

Pos tjerash, Shkodra ka zbuluar se masa e paraburgimit është caktuar nga gjykatësja e procedurës paraprake, Mevlide Shabani, derisa Fero dyshohet për veprën penale – “Dhunë në familje”.

Përndryshe, pas një mosmarrëveshje me Arbenitën, Fero dyshohet ta ketë sulmuar fizikisht këtë të fundit dhe për më tepër, ia ka thyer edhe telefonin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë.

JU REKOMANDOJMË

Më në fund/ Ndodh puthja e parë ndërmjet Mateos dhe Brikenës

Më në fund/ Ndodh puthja e parë ndërmjet Mateos dhe Brikenës
25/03/2026 - 08:28

Mateo dhe Brikena, teksa ishin në dhomën e rrëfimit, kanë folur rreth marrëdhënies së tyre gjatë këtyre ditëve. Ai u shpreh se nuk i qëndron dot larg banores,...

Më shumëDetails

Paralajmërohet publikimi i pamjeve të Gjestit nga sherri në Onima

Paralajmërohet publikimi i pamjeve të Gjestit nga sherri në Onima
24/03/2026 - 17:16

Ekipi ligjor i Onima-s, në krye me Besnik Berishën, ka paralajmëruar publikimin e provave nga momenti kritik kur Gjesti sulmoi studion e shtëpisë diskografike. “Duke qenë se rasti...

Më shumëDetails

Fjolla Morina rrëfen për kohën në burg: Ishte eksperiencë e keqe, depresion i thellë

Fjolla Morina rrëfen për kohën në burg: Ishte eksperiencë e keqe, depresion i thellë
23/03/2026 - 20:46

Fjolla Morina do të rikthehet në një intervistë me Meriton Mjekiqin, ku do t’i thotë të gjitha. Ajo do të rrëfejë historinë e saj, jetën në burg si...

Më shumëDetails

I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!

I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!
23/03/2026 - 10:04

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka bërë një reagim të ashpër publik, lidhur me një reklamë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, por që u bë me fytyrë të...

Më shumëDetails

Shqiptari në Norvegji arrin një sukses të madh, Ari Bajgora fiton çmimin e madh në Spellemannprisen

Shqiptari në Norvegji arrin një sukses të madh, Ari Bajgora fiton çmimin e madh në Spellemannprisen
23/03/2026 - 02:02

Artisti i ri shqiptar në Norvegji, Ari Bajgora, ka arritur një sukses të madh duke fituar çmimin “Kënga e Vitit” në ceremoninë prestigjioze Spellemannprisen, për këngën “Falle og...

Më shumëDetails

Sinan Vllasaliu: Besarta Jashari tha “nuk martohem pa më kënduar Sinani në dasmë”

Sinan Vllasaliu: Besarta Jashari tha “nuk martohem pa më kënduar Sinani në dasmë”
21/03/2026 - 23:05

Sinan Vllasaliu ka folur për ditën kur ka kënduar në dasmën e Besarta Jashari. Ai tha se kjo kishte qenë një kërkesë e Besartës dhe se për të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë