Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

24/03/2026 - 18:15
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aksioni i policisë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, për identifikimin e klinikave dhe qendrave estetike që injektojnë fillerë dhe botox pa licencë, kishte rezultuar me zbulimin edhe të një klinike stomatologjike që ‘ombrellën’ e vet e shfrytëzonte për aplikim ilegal te klientët të këtyre dy produkteve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor, me të cilin klinika stomatologjike “Dr. Jahja”, me themeluese Jeta Jahja, është gjobitur me 3 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi, pasi që është zbuluar se në klinikën e saj bëhen injektime të botox-it dhe fillerëve pa licencë.

Në raportin e inspektimit të inspektorëve shëndetësorë, që mban datën 29 dhjetor 2025, thuhet se qëllimi i inspektimit ka qenë verifikimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore si filler dhe botox.

“Në kohën e inspektimit u gjetën sasi të fillerëve dhe botox-it; produktet e gjetura të fillerëve, sipas themelueses Dr. Jeta Jahja, janë blerë nga ‘Neauvea’, ndërsa për botox-in nuk na është ofruar asnjë faturë, të cilat u konfiskuan nga Inspektorati Farmaceutik”, thuhet në raportin e inspektimit të siguruar nga Veriu.info.

Në raport bëhet e ditur se është kontrolluar regjistri i pacientëve dhe ishin të evidentuar pacientët që i kanë marrë këto shërbime.

Inspektorët shëndetësorë, gjatë këtij aksioni, kanë marrë fakte nëpërmjet fotove dhe kopje të dokumentacionit të regjistrit të pacientëve, të cilët kanë marrë trajtime estetike në këtë institucion shëndetësor.

“Botoxi në Kosovë hyn ilegalisht; nuk ka asnjë kompani që është e licencuar për import të Botox-it, andaj edhe është i rrezikshëm, sepse nuk dihet prejardhja dhe mënyra e transportit”, thuhet në raport, duke sqaruar se nga Inspektorati Farmaceutik janë konfiskuar sasia që është gjetur në klinikën “Dr. Jahja” e fillerëve dhe Botox-it.

Me procesverbal të inspektimit dhe raport të inspektimit, klinikës “Dr. Jahja”, me themeluese Jeta Jahja, i është ndaluar ofrimi i shërbimeve shëndetësore për fillerë dhe botox.

Jeta Jahja edhe pse injektonte fillerë pa licencë, ajo nuk ka hezituar që ofrimin e këtyre shërbimeve t’i bëjë edhe mediale, por që çuditërisht nuk është pyetur se a ka licencë për ofrimin e tyre.

Ndryshe, te Jeta Jahja shërbime stomatologjike kanë marrë shumë persona të famshëm, përfshirë edhe ministren Donika Gërvalla.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Dr. Jahja” për çështjet e ngritura, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje në pyetjet e dërguara.

Çka është mbushja me acid hialuronik (filler)?

“Mbushja me acid hialuronik” është një procedurë estetike (jo kirurgjikale), ku në lëkurë injektohet acid hialuronik, një substancë që gjendet natyrshëm në trup dhe ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe volumit.

Mjeku ose profesionisti injekton këtë substancë në zona të caktuara të fytyrës ose trupit për të mbushur rrudhat, për të rritur volumin (p.sh. buzët, faqet), për të përmirësuar konturet e fytyrës dhe për të hidratuar thellësisht lëkurën.

Foto ilustrim: Aplikimi i fillerit

Acidi hialuronik ka aftësi të tërheqë dhe të mbajë ujë, kështu që e bën lëkurën më të plotë dhe më të lëmuar, si dhe jep efekt të menjëhershëm.

Efekti i acidit hialuronik zgjat 6 deri në 18 muaj.

Rreziqet e acidit hialuronik, nëse aplikohet nga persona të palicencuar, janë: ënjtje, mavijosje, infeksion, deformim ose rezultate jo natyrale dhe, në raste të rralla, bllokim i enëve të gjakut.

Çka është aplikimi (injektimi) i botox-it?

Aplikimi i botox-it është një procedurë estetike ku injektohet një dozë e vogël e toksinës botulinike në muskuj të caktuar të fytyrës (ose trupit), për t’i relaksuar ata përkohësisht.

Aplikimi i botox-it kryhet me gjilpëra shumë të holla dhe injektohet në muskuj specifikë, si në: ballë, mes vetullave dhe rreth syve.

Kur aplikimi i botox-it bëhet nga persona të palicencuar, atëherë paraqiten këto rreziqe estetike dhe shëndetësore.

Foto ilustrim: Aplikimi i botox-it

Rreziqet estetike: rënie e qepallës (sy “i varur”), asimetri në fytyrë, fytyrë “e ngrirë” (pa mimikë natyrale) dhe rezultate të panatyrshme.

Rreziqet mjekësore: dozë e gabuar (paralizim i tepërt i muskujve), injektim në vend të gabuar (dëmtim i nervave), infeksione dhe reaksione alergjike.

Por, në raste më të rralla paraqiten edhe këto rreziqe: vështirësi në të folur ose gëlltitje, probleme me frymëmarrjen (nëse toksina përhapet gabim) dhe përhapje e efektit në zona të tjera të trupit.

LEXONI EDHE:

“Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

 

Tags: botoxDr. JahjafillerJeta Jahja

JU REKOMANDOJMË

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës
28/10/2026 - 17:20

Protestuesit janë ndalur para objektit të Policisë së Kosovës, pas marshimit drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Para objektit të Policisë, protestuesit kanë...

Më shumëDetails

“Marre” dhe “Drejtësi”, protestuesit ndalen edhe para objektit të KPK-së

“Marre” dhe “Drejtësi”, protestuesit ndalen edhe para objektit të KPK-së
28/10/2026 - 17:15

Ka vazhduar marshi i protestës në Prishtinë në kërkim të drejtësisë për gratë e vrara në Kosovë, ku po marrin pjesë qytëtarë të shumtë, përfshirë familjarë të Arlinda...

Më shumëDetails

“Nana, të dua shumë”, pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin

“Nana, të dua shumë”, pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin
28/10/2026 - 17:10

Protesta në Prishtinë, ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për të vrarat, pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt, po vazhdon. Pankarta me mesazhe emocionuese po mbahen...

Më shumëDetails

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

U plagos në sy gjatë protestës, reagon Erjon Vishkulli para operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive
28/10/2026 - 16:47

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli”...

Më shumëDetails

Protesta për Arlinda Zekaj: Protestuesit shkojnë te Ministria e Drejtësisë, kërkojnë dorëheqjen e Donika Gërvallës

Protesta për Arlinda Zekaj: Protestuesit shkojnë te Ministria e Drejtësisë, kërkojnë dorëheqjen e Donika Gërvallës
28/10/2026 - 16:33

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë në oborrin e ministrisë nga ku po kërkojnë dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla....

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka Pula merr urim nga mbreti i këtij shteti

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
28/10/2026 - 15:39

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë