Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“120 euro vota” – Ngritët aktakuzë për blerje votash ndaj burrit të drejtoreshës së Bali Muharremajt

20/11/2025 - 15:21
në Lajme
A A
“120 euro vota” – Ngritët aktakuzë për blerje votash ndaj burrit të drejtoreshës së Bali Muharremajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Yll Rraqit, bashkëshortit të Drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Suharekës, Albulena Kokollari, nën dyshimin se ka bërë blerje votash në vlerë prej 120 euro ndaj qytetarit me inicialet B.K.

Sipas aktakuzës, më 12.10.2025, në fshatin Budakovë, Komuna e Suharekës, i pandehuri Yll Rraqi ka ofruar shumën prej 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për Asamble Komunale, bashkëshortes së tij, Albulena Kokollari, e cila ishte në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Tutje në aktakuzë theksohet se burri i drejtoreshës i ka kërkuar qytetarit t’ia verifikojë përmes telefonit se ia ka dhënë votën gruas së tij, dhe vetëm pas kësaj ia ka dorëzuar shpërblimin.

“…dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr. ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin…”, thuhet në aktakuzë.

Gazeta Insajderi kishte raportuar më herët për këtë rast. Sipas raportimit, Drejtoresha e Kulturës në Suharekë, Albulena Kokollari, e cila ishte gjithashtu kandidate për Asamble në zgjedhjet e 12 tetorit, po akuzohej për përfshirje në blerje votash. Dyshimet ishin se i përfshirë ishte edhe bashkëshorti i saj, për të cilin pretendohej se ekzistonte një video ku shihej duke paguar deri në 120 euro për një votë.

Këto pretendime janë konfirmuar sot përmes ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Prizrenit. Ndërsa nga Drejtoresha e Kulturës, Albulena Kokollari, nuk ka pasur asnjë reagim apo përgjigje, pavarësisht përpjekjeve të mediumit për të marrë një koment nga ajo.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve Y.Rr. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’ nga neni 212 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Gucati, Haxhiut: Turp për gjuhën, në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për liri
Lajme

Gucati, Haxhiut: Turp për gjuhën, në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për liri

20/11/2025 - 17:20
LAJMI I FUNDIT: Gjykata Supreme refuzon ankesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Gjykata Supreme refuzon ankesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë

20/11/2025 - 17:06
Ambasadori britanik takon Hamzën, e uron për zgjedhjen në krye të PDK-së
Lajme

Ambasadori britanik takon Hamzën, e uron për zgjedhjen në krye të PDK-së

20/11/2025 - 16:37
Nga 56 vota drejt kutive të votimit: Dështimi që solli zgjedhjet në prag të fundvitit
Kryesore

Nga 56 vota drejt kutive të votimit: Dështimi që solli zgjedhjet në prag të fundvitit

20/11/2025 - 16:28
Selimi – Kurtit: “Nëse je BABA, je përgjegjës për qeverisjen, problemet e hallet e njerëzve”
Lajme

Petrit Selimi: Vjosa Osmani po e përfundon mandatin e saj ashtu siç e filloi, nën hijen e Albin Kurtit

20/11/2025 - 16:20
Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
Kryesore

Me kë do të bëjë koalicion parazgjedhor? Eman Rrahmani jep detaje nga takimet me partitë politike

20/11/2025 - 16:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U kërkoi llogari për autostradën e Gjilanit, Durmishi i kundërpërgjigjet Haradinajt

    U kërkoi llogari për autostradën e Gjilanit, Durmishi i kundërpërgjigjet Haradinajt

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • U dështoi edhe Konjufca, Haxhiu përplaset në shkallë të Kuvendit me Uran Ismajlin: Po çfarë kryetar komune ti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • U.d. Kryeprokurori i Shtetit shkarkohet në mënyrë të jashtëligjshme

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Me kë do të bëjë koalicion parazgjedhor? Eman Rrahmani jep detaje nga takimet me partitë politike

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Mu pati mbush mendja që ke lu mendsh”, Lladrovci tregon se çka i tha Kadri Veseli

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë