Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

13-vjeçarja ikën nga shtëpia në Pejë pasi dyshohet se u rrah nga nëna – gjendet e lënduar dhe strehohet në shtëpi të sigurt

21/09/2026 - 09:46
në Lajme
A A
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në fshatin Turjakë të Pejës, ku një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është rrahur nga nëna e saj dhe më pas është larguar nga shtëpia.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, D.A., 13 vjeçare, është gjetur pranë shkollës pasi ishte larguar nga shtëpia e nënës së saj.

Meqë kishte lëndime të dukshme, e mitura fillimisht është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku ka marrë trajtim mjekësor, e më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim nga hetuesit e dhunës në familje.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 13-vjeçarja ka deklaruar se prindërit i ka të ndarë dhe se jeton me babanë në fshatin Vojnoc të Shtimes, ndërsa rreth një javë më parë kishte shkuar për vizitë te nëna e saj në Turjakë.

Në deklarimin e saj, e mitura ka thënë se nëna kishte filluar ta qortonte disa ditë më parë dhe më pas dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Ajo ka deklaruar se më 19 shtator ishte goditur në duar, këmbë dhe kokë.

Pas marrjes së informatave, Policia ka arrestuar të dyshuarën, Z.G., 30-vjeçare, e cila është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë dhe është intervistuar.

Gjatë kësaj faze të procedurës, ajo ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” në kuadër të dhunës në familje.

Pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, 13-vjeçarja ka refuzuar të kthehet te nëna dhe ka kërkuar të shkojë te babai. Meqë ai nuk ka pasur mundësi ta marrë menjëherë, viktima, me dëshirën e saj, është vendosur përkohësisht në një shtëpi të sigurt.

JU REKOMANDOJMË

Përleshje fizike në Prishtinë, tre të arrestuar – dy përfundojnë për trajtim në QKUK

Ky është 24 vjeçari që theri me thikë kunatën në Vushtrri, u kapën për përgatitjen e ushqimit
21/09/2026 - 09:32

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 shtator,...

Më shumëDetails

Kontrolli në trafik e nxjerr me urdhër-arrest aktiv: 25-vjeçari përfundon në Smrekonicë për vuajtje të dënimit

Kontrolli në trafik e nxjerr me urdhër-arrest aktiv: 25-vjeçari përfundon në Smrekonicë për vuajtje të dënimit
21/09/2026 - 09:12

Një 25-vjeçar nga Prishtina është ndaluar në orët e para të mëngjesit të 20 shtatorit, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishte aktiv një urdhër-arrest. Burimet...

Më shumëDetails

Incident në Aeroportin e Prishtinës, një person arrestohet

Me kërkesë të autoriteteve italiane, arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”
21/09/2026 - 09:01

Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi dyshohet se ka dëmtuar laurën e një parkingu. Rasti ka ndodhur më 20 shtator 2026, rreth orës 20:50,...

Më shumëDetails

Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

“Çorbë kaq e shpifur”, Edi Rama: UÇK s’mposhtet nga padrejtësia
21/09/2026 - 08:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan, është ndalur edhe te vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Më shumëDetails

A mund të goditet pavarësia e Kosovës pas vendimit në Hagë? Hoxhaj: Caku i radhës do të jetë shteti i Kosovës

Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
21/09/2026 - 08:27

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se shteti i Kosovës mund të jetë caku i radhës nëse Gjykata e Apelit në Hagë konfirmon...

Më shumëDetails

‘’Jo në emrin tim’’, sonte nata e 6-të e protestës

‘’Jo në emrin tim’’, sonte nata e 6-të e protestës
21/09/2026 - 08:12

Gjatë mbrëmjes së sotme duke filluar nga ora 21:00 do të mbahet protesta e radhës nën moton ‘’Jo në emrin tim’’. Mbrëmë, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

    “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas 27 vitesh identifikohen tre veprimtarë të vrarë gjatë luftës, reagon Lutfi Haziri

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Elijona ‘trazon’ rrjetin me paraqitjen e fundit, po duket kaq ‘hot’

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë