Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

22/06/2026 - 19:30
në Lajme
A A
136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar parregullsi në zbatimin e një kontrate të Komunës së Fushë Kosovës, ku stafi i angazhuar gjatë realizimit të kontratës nuk përputhej me stafin e deklaruar në ofertën fituese.

Sipas Raportit të Auditimit për vitin 2025, bëhet fjalë për tenderin për “Ofrimin e shërbimeve shëndetësore, sociale, arsimore, ambientale dhe administrative të përgjithshme”.

Auditori konstaton se në dokumentet e tenderit ishte përcaktuar që operatori ekonomik fitues, që sipas burimeve është organizata CARITAS, para nënshkrimit të kontratës, duhej të dorëzonte listën e stafit të planifikuar për angazhim dhe se autoriteti kontraktues kishte të drejtë të verifikonte vazhdimisht angazhimin e tyre.

Sipas raportit, lista e dorëzuar nga operatori ekonomik CARITAS përmbante 136 persona me profile të ndryshme profesionale.

Megjithatë, gjatë auditimit është konstatuar se gjatë zbatimit të kontratës nuk ishte përdorur kjo listë. Në vend të saj ishte përdorur një listë tjetër operative, e hartuar dhe e ndryshuar gjatë realizimit të kontratës, e cila përmbante 148 punëtorë.

“Stafi i angazhuar nuk përputhej me stafin e deklaruar. Struktura dhe numri i stafit të angazhuar gjatë ekzekutimit të kontratës nuk reflektonte në mënyrë të plotë stafin e deklaruar dhe të vlerësuar gjatë procesit të tenderimit”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas auditorit, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrolleve dhe verifikimeve të mjaftueshme nga menaxheri i kontratës lidhur me përputhshmërinë e stafit të angazhuar me listën e stafit të deklaruar në ofertë dhe kontratë.

ZKA vlerëson se mospërputhja ndërmjet stafit të deklaruar në ofertë dhe stafit të përdorur gjatë realizimit të kontratës e dobëson kontrollin mbi zbatimin e saj dhe rrit rrezikun që kontrata të mos zbatohet sipas kushteve dhe kritereve mbi të cilat është bërë vlerësimi dhe dhënia e saj.

Për këtë arsye, auditori i ka rekomanduar kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës që të sigurojë verifikime të rregullta dhe të dokumentuara për përputhshmërinë e stafit të angazhuar me stafin e deklaruar në ofertë dhe kontratë, me qëllim garantimin e zbatimit të kontratave sipas kushteve të përcaktuara.

Vlen të theksohet se gjatë pjesës më të madhe të vitit 2025, deri në tetor, Komuna e Fushë Kosovës është udhëhequr nga Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Kujdestari.info/

JU REKOMANDOJMË

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive për gjetjen e 5-vjeçarit kosovar, Tiani Rahimi, i cili u zhduk pas një aksidenti me gomone në lumin Reuss, pranë Mühlau-t në kantonin e Aargaut. Edhe pas disa ditësh kërkime, fati i vogëlushit mbetet ende i panjohur. Policia e Kantonit të Aargaut ka konfirmuar për Klankosova.tv se operacionet e kërkimit janë zhvilluar pa ndërprerje që nga momenti i aksidentit, por deri më tani nuk ka pasur rezultate. “Pas aksidentit, menjëherë janë ndërmarrë masa të ndryshme kërkimi. Si dje ashtu edhe sot, segmenti i prekur i lumit është kontrolluar disa herë. Fatkeqësisht, deri më tani nuk kemi arritur ta gjejmë djalin. Nesër, të martën, operacionet e kërkimit do të vazhdojnë”, ka deklaruar Dominic Zimmerli, shef i komunikimit të Policisë së Aargaut. Sipas autoriteteve, ende nuk është bërë e mundur të përcaktohet një vendndodhje më e saktë e fëmijës. Kërkimet po zhvillohen përgjatë gjithë segmentit të lumit, duke përfshirë edhe zonën e njohur si Flachsee, ndërmjet hidrocentralit të Bremgartenit dhe vendit ku ndodhi aksidenti. “Kërkimet po vazhdojnë në të gjithë segmentin e lumit, përfshirë edhe zonën e liqenit të cekët (Flachsee), ndërmjet hidrocentralit të Bremgartenit dhe vendit ku ka ndodhur aksidenti”, theksoi Zimmerli. Policia nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit, ndërsa ka bërë të ditur se deri tani nuk ka ndonjë zhvillim të ri as në hetime dhe as në operacionin e kërkimit. “Deri më tani nuk kemi arritur ta përcaktojmë vendndodhjen e tij më saktë. Ne jemi ende duke kërkuar në të gjithë pjesën e lumit, përfshirë liqenin e cekët, midis hidrocentralit Bremgarten dhe vendit të aksidentit. Deri më tani nuk ka gjetje të reja në lidhje me aksidentin ose operacionin e kërkimit në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Aargaut.

22/06/2026 - 20:30

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive për gjetjen e 5-vjeçarit kosovar, Tiani Rahimi, i cili u zhduk pas një aksidenti me gomone në lumin Reuss, pranë Mühlau-t në...

Më shumëDetails

Lajmërohet Adriana Matoshi, i “kapet” LDK’së: Koncetrohuni o burra

Lajmërohet Adriana Matoshi, i “kapet” LDK’së: Koncetrohuni o burra
22/06/2026 - 20:01

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i është “sulur” Lidhjes Demokratike të Kosovës për qëndrime të akterëve të këtij subjekit, për të cilat ajo pretendon se...

Më shumëDetails

Syla: Kurti po planifikon ta bëjë një qeveri në detyrë, deri në zgjedhje të reja

Syla: Nuk është lehtë me qenë VV, duhet me i ditë krejt, plus me na mbrojt prej Amerikës
22/06/2026 - 19:20

Gazetari Valon Syla ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka interes për zgjidhjen e çështjes së presidentit. Syla, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’,...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales
22/06/2026 - 19:06

Naim Qelaj, Avokat i Popullit të Republikës së Kosovës, i ftuar në Frontal në T7, deklaroi se raporti i britanikëve për Gjykatën Speciale, “ka nxitë debat dhe ua...

Më shumëDetails

VV’ja mohon se është e përfshirë në protestat në Tiranë: Nuk duhet të merret si shembull deklaratat e ndonjë zyrtari të Vetëvendosjes

VV’ja mohon se është e përfshirë në protestat në Tiranë: Nuk duhet të merret si shembull deklaratat e ndonjë zyrtari të Vetëvendosjes
22/06/2026 - 18:34

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar të jetë duke e mbështetur si subjekt politik protestën që po mbahet në Shqipëri për të 23-tën ditë me radhë. Por, se këtë po...

Më shumëDetails

Gjykata Speciale: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare

Gjykata Speciale: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare
22/06/2026 - 18:31

Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave që mbahen në paraburgim të kërkojnë vizita në Kosovë për arsye të forta humanitare. Në një video...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dolce e pamëshirshme për ndjekësit, shfaqet si peshk në mes të detit (Foto +16)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vajzat e familjes Zubaku që humbën jetën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë