Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

15 vjet shtet, mediat e huaja: Kosova ende përballë sfidave serioze, sytë kah një marrëveshje me Serbinë

17/02/2023 - 17:53
në Ekonomi, Lajme
A A
15 vjet shtet, mediat e huaja: Kosova ende përballë sfidave serioze, sytë kah një marrëveshje me Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

15 vjetori i shpalljes së Pavarësisë, Kosovën po e gjen ende përballë sfidave serioze. Në këtë datë mediat e huaja i japin vëmendje të veçantë vështirësive me të cilat po përballet vendi ynë si pasojë e mosnormalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, fqinjit që ende refuzon ta njohë Kosovën shtet. 

Mediumi britanik ABC News shkruan se Kosova po feston 15 vjetorin e pavarësisë, ndërkohë që ende po përballet me sfida serioze me Serbinë, e cila refuzon ende të njohë autonominë e ish-krahinës së saj, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Aty potencohet se pavarësia e Kosovës tashmë është njohur dhe pranuar nga 117 shtete, në mesin e tyre edhe fuqitë botërore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore.

“Shtetet e Bashkuara dhe shumica e fuqive perëndimore janë në mesin e 117 vendeve që e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe rreth 200 organizata ndërkombëtare e kanë lejuar Kosovën të anëtarësohet, edhe pse jo në Kombet e Bashkuara. Një numër i kombeve evropiane, përfshirë Bosnjën, Qipron, Greqinë, Moldavinë, Rumaninë, Spanjën, Sllovakinë dhe Ukrainën, nuk e njohin Republikën e Kosovës.

Serbia, e cila me shekuj e konsideronte Kosovën djepin e qytetërimit të saj, ende e sheh atë si pjesë të territorit të saj. Rusia dhe Kina kanë mbështetur vazhdimisht qëndrimin e Serbisë, siç kanë bërë Algjeria, Maroku, Bjellorusia, Afrika e Jugut, Irani dhe vende të tjera që nuk duan të tërhiqen në mosmarrëveshje”, thuhet në shkrimin e Abc News.

Aty potencohet se bashkë me problemet e vazhdueshme ekonomike dhe nevojën për të përmbushur kushtet e BE-së për reformat e qeverisjes, Kosova, e cila është një nga vendet më të varfra të Evropës, është ende duke u përballur me trashëgiminë e luftës së fundit  me Serbinë.

“Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe katër heronj të tjerë të luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës u arrestuan në nëntor 2020 dhe u transferuan në qendrën e paraburgimit të një tribunali në Hagë, Holandë, për t’u përballur me akuzat për vrasje, torturë dhe persekutim. Të gjithë i kanë mohuar akuzat.

Gjykata speciale po heton krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të lidhura me veprimet e UÇK-së gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, vijon shkrimi i ABC News.

Edhe Agjencia e Lajmeve Reuters shkruan se  Kosova feston  15 vjetorin e pavarësisë me synimin për arritjen e një marrëveshjee me Serbinë.

Aty përmendet se të dërguarit e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian po u bëjnë presion Kosovës e Serbisë  që të arrijnë një plan paqeje të paraqitur në mesin e vitit 2022, sipas të cilit Beogradi do të ndalonte lobimin kundër Kosovës që të ketë një vend në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.

Në anën tjetër, shkruan Reuters, Kosova do të formonte Bashkësinë e Komunave Serbe, çka Qeveria e Kosovës deri më tani ka refuzuar ta bëjë.

Një shkrim 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, i ka kushtuar edhe gazeta franceze Le Monde duke iu dhënë vëmendje të veçantë zhvillimeve në veri.

Aty thuhet se 40,000 serbët që jetojnë në veri të Kosovës në kufi me Serbinë, në pjesën më të madhe vazhdojnë të shikojnë drejt Beogradit, nga i cili varen financiarisht./Reporteri.net/

JU REKOMANDOJMË

Deputeti shqiptar në Parlamentin malazez: Duhet dokumentuar krimet e Serbisë në Kosovë pas vendimit të Hagës

Deputeti shqiptar në Parlamentin malazez: Duhet dokumentuar krimet e Serbisë në Kosovë pas vendimit të Hagës
17/09/2026 - 14:40

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Ilir Çapuni, e ka cilësuar të dhimbshëm vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve...

Më shumëDetails

Hamza: Nëse ka nevojë, PDK do të rikthehet në Kuvend

Hamza: Nëse ka nevojë, PDK do të rikthehet në Kuvend
17/09/2026 - 14:36

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se kjo parti do të rikthehet në Kuvend nëse është e nevojshme, në rast se thirret ndonjë seancë lidhur me dënimin...

Më shumëDetails

Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?
17/09/2026 - 14:26

Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u dënuan të mërkurën në Hagë me gjithsej 81 vjet burgim. Aktgjykimi i shkallës së...

Më shumëDetails

Tromp: Specialja u krijua për ta kënaqur Serbinë, jo për drejtësi

Tromp: Specialja u krijua për ta kënaqur Serbinë, jo për drejtësi
17/09/2026 - 14:06

Procesi i apelit mund të sjellë ndryshime në dënimet që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i shqiptuan më 16 shtator kundër katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Dënimi i krerëve, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike (VIDEO)

Dënimi i krerëve, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike (VIDEO)
17/09/2026 - 13:49

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar para mediave. Pas takimit mes Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të partisë, Hamza tha se beson se do të takohet me të...

Më shumëDetails

OVL-UÇK thërret protestë për nesër në Prishtinë

Verdikti i Gjykatës Speciale, OVL-UÇK mblidhet sot
17/09/2026 - 13:44

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për nesër, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protesta është thirrur në lidhje me dënimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Serwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë