Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

166 transaksione, ujdi fiktive – Kryeprokurori zbulon se si operonte grupi i BKS-së me paratë e policëmbajtësve kosovarë

08/01/2026 - 14:59
në Kryesore, Lajme
A A
166 transaksione, ujdi fiktive – Kryeprokurori zbulon se si operonte grupi i BKS-së me paratë e policëmbajtësve kosovarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka dhënë detaje për operacionin e gjerë lidhur me keqpërdorimin e mbi një milion eurove në Byronë Kosovare të Sigurimit.

Kryeziu në një konferencë për media ka bërë të ditur se 39 persona kanë rënë nën pranga, teksa shtatë nga ta gjenden jashtë Kosovës, të cilët do të japin përgjegjësi penale.

“Ne kemi arritur t’i arrestojnë 39 persona dhe t’i ndalojmë të njëjtit, përderisa 7 prej tyre rezultojnë që janë jashtë Kosovës. Mirëpo, veprimet hetimore nuk do të nadlen edhe në drejtim të tyre. Ne do të kujdesemi që në kuadër të mandatit që kemi, të sigurohemi që BKS-në ta kompensojmë cent më cent, prandaj kemi sekuestruar dhe ngrirë pasuri edhe më shumë sesa ata që kanë ngrirë“, ka thënë ai.

Kryeziu ka bërë të ditur se personi juridik që është nën hetime ka lidhje me ish-drejtorin e BKS’së, Sami Mazreku dhe ish-drejtori i departamentit të Financave, Valon Berisha.

“Personi juridik është jashtë Byrosë, por ka të bëjë me dy persona kryesorë që dyshohet se kanë hapur këtë person juridik si konsulencë dhe mendojmë se të hollat kanë kaluar në këtë pjesë, mirëpo është fazë të hershme që të japim detaje“, ka thënë ai.

Sipas tij, deri tani janë siguruar 166 transaksione të dyshimta, mes tyre 25 transaksione kanë të bëjnë me 12 persona me të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore- kinse për përfaqësim si të autorizuar si përfaqësues të personave që ma herët kanë pasur aksidente në komunikacion dhe i kanë kompensuar në vitet 2022-2023, përderisa personat tjerë vecse kanë qenë të kompensuar qysh më 2016-2017.

“Po ashtu, kanë aplikuar edhe 141 transaksione të ndryshme te persona të ndryshëm, pa asnjë dokument të vetëm dhe kanë bartur shuma të ndryshme. Shuma më e vogël e transaksionit ka qenë 6 mijë e 800 euro, përderisa më e larta 68 mijë euro”, tha Kryeziu.

Buxheti i Byrosë së Sigurimeve krijohet nga të hyrat që i dërgojnë kompanitë private të sigurimeve përmes policave të obligueshme të sigurimitë të vetuarve që çdo kosovar që ka në pronësi veturën është i obliguar ta paguajë.

JU REKOMANDOJMË

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës
24/03/2026 - 23:27

Deputeti nga Vushtrria, Rrahman Rama, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik kur bota demokratike vendosi të mos heshtë...

Më shumëDetails

Gruda: VV-ja ka dëshiruar një president militant partiak

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
24/03/2026 - 22:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar se synon një president të kontrolluar politikisht dhe të...

Më shumëDetails

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit
24/03/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se Vjosa Osmani do të bëhej presidente e Kosovës edhe pa votën e...

Më shumëDetails

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
24/03/2026 - 22:51

Erjon Krasniqi nga Vushtrria ka arritur një sukses të rëndësishëm akademik, duke marrë titullin Doktor Shkence në fushën e Inxhinierisë Ndërtimore në Japoni, me nderime të larta nga...

Më shumëDetails

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën
24/03/2026 - 22:42

“Kam raporte normale”, u përgjigj deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, kur u pyet se çfarë raportesh ka me kolegen e saj Doarsa Kica Xhelili. Kjo pyetje iu shtrua...

Më shumëDetails

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan
24/03/2026 - 22:20

Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, familja Haradinaj mirëpriti sot në Gllogjan shefin e CIA-s për Ballkanin. Në një video të publikuar nga Indeksonline, shihet shefi i CIA-s...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë