Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“24 hektarë Manastirit për hatër të Rashiqit”, zëdhënësi i Kurtit mbron shefin: Ministrit iu plotësua një kërkesë tjetër, iu ka ngatërruar

08/03/2026 - 21:52
në Kryesore, Lajme
A A
“24 hektarë Manastirit për hatër të Rashiqit”, zëdhënësi i Kurtit mbron shefin: Ministrit iu plotësua një kërkesë tjetër, iu ka ngatërruar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar pasi ministri Nenad Rashiq ka thënë se “Kurti për shkak të tij ia ka dhënë 24 hektarë Manastirit të Deçanit.

Manxhuka ka thënë se Rashiq këtë e ka ngatërruar me pranimin e kërkesës së tij nga Kurti për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

Ai tha se për Manstirin e Deçanit Kurti e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë i Manxhukës:

Çështja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, vendosjes si kusht nga Këshilli i Evropës, përgjatë procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në vitin 2024 është sqaruar qartë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe në konferencën për media pas saj, në kohën kur ishte marrë ai vendim.

Në prill 2024, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me një votim të fuqishëm prej 82%, me ç’rast 131 ishin në favor dhe 29 kundër, i rekomandoi Komitetit të Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e plotë e organizatës.

Zbatimin e aktgjykimit, tashmë të marrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2016, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka bërë vetëm në dritën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për asgjë tjetër.

Siç dihet, pas vendimit, në mars të vitit 2024, raportuesja Dora Bakoyannis shpërndau raportin e saj, ku konfirmoi që Kosova, pas zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Manastirit të Deçanit, ka plotësuar të gjitha parakushtet për anëtarësim dhe duhet të ftohet të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pa parakushte shtesë.

Që nga dita e parë në Kurti 2 në mars 2021, nga ambasadorët e Quint-it por edhe nga ministri Rashiq është kërkuar zbatimi i aktgjykimit të GjK, por kjo ka ndodhur vetëm në kuadër të bisedimeve me raportuesen e Këshillit të Evropës, Bakoyannis, tre vjet më vonë, në mars 2024.

Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, siç mund ta shihni në fotografinë më poshtë.

JU REKOMANDOJMË

Rrahmani: LVV dhe Kurti tentuan ta eliminojnë politikisht Osmanin për kontroll të plotë të pushtetit

Rrahmani i bashkohet Korenicës: Nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë
09/03/2026 - 18:33

Deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ka qenë i drejtë, pasi sipas tij janë...

Më shumëDetails

Kurti akuzon presidenten për shkelje kushtetuese, i frikësohet zgjedhjeve: Rrezik real për shpalljen e zgjedhjeve të reja

“Kosova, më e madhe se kryeministri”, Maliqi – Kurtit: Ndaje pushtetin ose lësho postin
09/03/2026 - 18:30

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai i kërkoi gjykatës që...

Më shumëDetails

Tomë Gashi: Deklaratat e Adriana Matoshit për Vjosa Osmanin janë “katastrofë”

Tomë Gashi: Deklaratat e Adriana Matoshit për Vjosa Osmanin janë “katastrofë”
09/03/2026 - 18:27

Avokati Tomë Gashi ka reaguar në emisionin “Kosova Live” për statuset e fundit të deputetes Adriana Matoshi nga Lëvizja e Vetëvendosje pas dhe deklaratave të saj lidhur me...

Më shumëDetails

Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars

Kushtetuesja vendos masë ndaj dekretit të Presidentes, ndalon çdo veprim të Kuvendit deri më 31 mars
09/03/2026 - 17:58

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon Presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31 mars. Vendimi vjen pasi kryeministri Albin Kurti e...

Më shumëDetails

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027
09/03/2026 - 17:23

Kurti takon përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohen 400 milionë euro investime deri në 2027  09.03.2026 16:52 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati,...

Më shumëDetails

Shpërndarja e Kuvendit dhe përplasja me Kurtin, Osmani rrëfehet tek Çim Peka

Shpërndarja e Kuvendit dhe përplasja me Kurtin, Osmani rrëfehet tek Çim Peka
09/03/2026 - 17:14

Presidentja Vjosa Osmani do të flasë sonte në “Çime Peka LIVE” në Syri TV në Shqipëri për “të vërtetat” e saj, siç ka paralajmëruar televizioni. Syri TV njoftoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Eskalon situata në Podujevë, kërset boksi në një furrë buke (Video)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ndërtonte në kundërshtim me ligjin, Inspektorati i Punës gjobit rëndë biznesmenin Astrit Çitaku, që njihet për afërsinë ne Sami Lushtakun pas vizitës ‘misterioze’ në Libi

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë