Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

24 vjet nga themelimi i TMK-së

19/09/2023 - 08:44
në Lajme
A A
24 vjet nga themelimi i TMK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot bëhen 24 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000.

Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradi, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

Shpërbërja e TMK-së është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj. Më 21 janar 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Para pesë vjetësh FSK është shndërruar në ushtri të Kosovës, kurse Ministria e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

JU REKOMANDOJMË

Deputeti Burim Ramadani rendit dështimet e Qeverisë Kurti: Çështja e rrymes ia ka qit kulmin!

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
22/11/2026 - 14:55

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështime të shumëta, e që sipas tij kriza me rrymë është kulmi, transmeton Gazeta Online Veriu.info. “Përpos çmimeve...

Më shumëDetails

23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur
22/11/2026 - 14:31

Një 23-vjeçare nga Podujeva, me inicialet M.R., ka denoncuar në Polici vjedhjen e veturës së saj, një Volkswagen Passat 3C karavan me ngjyrë të zezë. Sipas deklaratës së...

Më shumëDetails

“Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë”, Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike

“Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë”, Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike
22/11/2026 - 14:06

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për situatën me furnizimin me energji elektrike, duke e cilësuar atë...

Më shumëDetails

Zbulohet ku kishte shkuar 21 vjeçarja, e cila u raportua e zhdukur bashkë me foshnjën 9-muajshe në Prizren

Zbulohet ku kishte shkuar 21 vjeçarja, e cila u raportua e zhdukur bashkë me foshnjën 9-muajshe në Prizren
22/11/2026 - 13:43

Një 21-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia së bashku me vajzën e saj 9-muajshe, është lokalizuar nga Policia. Familjarët nuk...

Më shumëDetails

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë pas vizitës në Kosovë

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë pas vizitës në Kosovë
22/11/2026 - 13:17

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se dje pas orës 17:00, Jakup Krasniqi është kthyer në Hagë pas vizitës katër-ditore në Kosovë. Specialja ka përmendur se vizita e...

Më shumëDetails

Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?

Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
22/11/2026 - 12:52

Kosova po harton një strategji shtetërore për të mbështetur apelimin e dënimeve të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ekspertët ndërkombëtarë thonë se mbështetja juridike mund të ndihmojë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • I merrte veturat me qira dhe tentonte t’i shiste si të importuara nga jashtë”, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Zbulohet ku kishte shkuar 21 vjeçarja, e cila u raportua e zhdukur bashkë me foshnjën 9-muajshe në Prizren

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë